Profesori ironizon me Abdixhikun – kjo është kërkesa publike për kryeministrin Kurti!

Aktuale

Profesori ironizon me Abdixhikun – kjo është kërkesa publike për kryeministrin Kurti!

Nga: M.Haziri Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 21:07
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku

Në kuadër të ciklit debatues e diskutues “LDK ju dëgjon”, kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar në Viti ku ka diskutuar me qytetarë dhe struktura të kësaj komune.

Gjatë këtij takimi, sipas një komunikate shtypi, Abdixhiku rikonfirmoi edhe njëherë qëndrimin e LDK-së rreth procesit të dialogut.

Qëndrimi i LDK-së për procesin e dialogut është që duhet të ketë marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve. Marrëveshja duhet të jetë ligjërisht e ndërkombëtarisht e obligueshme dhe duhet të përmbajë aktin kur Serbia e njeh Kosovën, dhe kur Kosova ndërsjelltas e njeh Serbinë. Çdo devijim nga ky orientim strategjik është përgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale”, ka thënë Abdixhiku.

E në lidhje me këtë temë ka folur për “Bota sot”, analisti dhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai ironizon me Abdixhikun duke iu drejtuar që mund të ketë aftësi minatyrore ndoshta për ta ndryshuar propozimin franko-gjerman.

Image
Binak Maxharraj

“Në takimin e radhës ne Bruksel, më e rëndësishme deri me tani është Plani Franka-Gjerman cili nuk e ka njohjen reciproke në qendër, por as anash, askund. Por, këtë plan që se ka njohjen në qendër po e përkrah edhe Amerika. Por është një plan:merre ose leje. Por aty do te bëhet fjalë edhe për Asociacionin një etnik serb të nënshkruar nga shef i i nderit të LDK, Isa Mustafa. Çdo devijim nga ky orientim strategjik i LDK thotë Lumiri është përgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale. Pra, është mirë që Kurti që t’i ikë kësaj “përgjegjësie të pariparueshme”, të hënën në Bruksel të merr me vete edhe Lumir Abdixhikun. Sepse, ndoshta Lumiri ka ndonjë aftësi mbinatyrore që t’i bindë ndërmjetësuesit e BE-së në dialog por edhe Amerikën se Plani Franko-Gjerman duhet gjithsesi ta ketë edhe njohën reciproke ne qendër duke mos e lënë anash”, u shpreh ai.

Maxharraj tutje thotë se nëse Abdixhiku merr pjesë në Bruksel atëhere mund të jep detaje shtesë për arsyjen pse Mustafa ka nënshkruar Asociaiconin.

Kjo do të ishte mrekullia e këtij takimi në Bruksel të hënën?! Por,Lumiri atje në Bruksel me siguri do të përmend edhe Asociacionin një etnik serb duke dhënë sqarime shtesë se çfarë e shtyri shefin e tij te nderit Isa Mustafën të nënshkruaj këtë dokument marrëvshje që po ia lidh të dy këmbët por edhe që po ia vënë lakun rreth qafes Kosovës. Pra, Albin gjithesesi merre me vete ndoshta BE dhe SHBA i bien pishman e ta ndryshojnë përmbajtjën e Planit Frank-Gjerman”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat