Ish-ushtari i UÇK’së e di vendndodhjen e armës së Adem Jasharit, thotë se ajo do t’i kthehet familjes

Aktuale

Ish-ushtari i UÇK’së e di vendndodhjen e armës së Adem Jasharit, thotë se ajo do t’i kthehet familjes

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 10:55
Gani Imeri

Ish-komandanti i UÇK-së, Gani Imeri në pjesën e parë të rrëfimeve të dhëna ka shpjeguar edhe lidhjet që kishte me familjen e kryekomandantit Adem Jasharit.

Ishte pikërisht nipi i tij, Bashkimi, me të cilin u bën shokë pas daljes së tij nga rrethimi në ditët kritike të marsit të ’98, ato ditë kur edhe ndodhi masakra në familjen Jashari. 

“Në pikën e Prellovcit, u takonim me Bashkim Jasharin, Rrahman Ramën, vullnetarët prej Vushtrisë e Mitrovicës vinin që të antarësoheshin në atë pikë, në koordinim me Jakup Nurën e Rrahman Ramën kemi vendosur që të ndahemi nga ajo pikë, e që të themelojmë UÇK-në në Shalë të Bajgorës. Kemi qëndruar në fshatrat e Ortokollit dy netë, ushtria serbe e kishte zënë një pozitë të rëndësishme, kishte ankth popullata që të na bashkangjiteshin, më pas u detyruam që të largohemi nga aty, e që të shkojm në Shalë të Bajgorës”, ka rrëfyer ai.

Ish-eprori i UÇK-së në rajonin e Vushtrrisë ka treguar ekskluzivisht se e di vendndodhjen e armës legjendare të Adem Jasharit dhe se ajo do t’i kthehet një ditë familjes.

“Pushka-mitrolozi M53, ka qenë e Adem Jasharit, e që nipi i tij Bashkimi ka arritur që ta nxjerr nga shtëpia kur kishte dalur nga rrethimi, e kemi mbajtur me shumë krenari e përgjegjësi, me këtë armë ka luftuar edhe Bashkimi, tani komandant i FSK-së, Bashkimi bashkë me Ragipin kanë qëndru në rekën që sot është me gur, kanë qëndru aty deri sa janë ngrirë e ju ka shku tenka afër, ka bërë rrëfime shumë të dhimbshme, shumë herë ka folur edhe për familjen, kjo armë e komandantit ka arrit me bë një ndikim shumë të madh në Shalën e Bajgorës, se kur popullata e kanë ditur që është arma e Adem Jasharit, ngritej morali i tyre, ka qenë shumë armë praktike, e cila ishte përdorur shumë edhe gjatë luftës së dytë botërore, është armë efikase, arma ekziston, edhe një ditë do t’i kthehet familjes”, ka thënë Gani Imeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat