Kraki për takimin në Bruksel: Kosova s’ka çka jep më e Serbia duhet ta pranojë veç realitetin

Aktuale

Kraki për takimin në Bruksel: Kosova s’ka çka jep më e Serbia duhet ta pranojë veç realitetin

Nga: M.L. Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 18:41
Nezir Kraki

Në Bruksel po mbahet takimi i radhës në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Në tryezën e këtij takimi është plani evropian.

Atje po qëndron edhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Këtë situatë e ka komentuar Nezir Kraki, profesos në Universitetin e Parisit. Në një postim në Facebook Kraki ka shkruar se është hera e parë që nuk po diskutohet se çka po jep Kosova, por cka po pranon Serbia.

“Është hera e parë në shumë vite që në Bruksel nuk diskutohet «çka po jep Kosova» por «çka po pranon Serbia».

Kosova s’ka çka jep më e Serbia duhet ta pranoje veç realitetin.

E thjeshte apo?”, shkruan Kraki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat