Tensionet në vend/ Kërkohet unitet nga pozita dhe opozita!

Aktuale

Tensionet në vend/ Kërkohet unitet nga pozita dhe opozita!

Nga: M.Haziri Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 13:08
Kuvendi i Kosovës

Politologu Albinot Maloku në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.

Ai duke para situatat e fundit, shprehet I shqetësuar që nuk ka unitet të pozitës dhe opozitës.

Sipas tij, një unitet mes pozitës dhe opozitës përbashllë situatave të vështira është i duhuri.

Uniteti politik para situatave sfiduese për vendin do të ishte jashtëzakonisht i rekomanduar dhe i duhur. Unitetit gjithmonë duhet ta ofrojë i madhi, pra Qeveria dhe nuk ka logjik e kundërta. Qeveria Kurti nuk e ka ofruar sinqerisht mundësin e unitetit subjekteve politike opozitare, ose nëse e ka marr ndonjë përkrahje, partia e kryeministrit nxirrte video provokuese e ofenduese për mbështetësit potencial. Në anën tjetër tek opozita nuk vërej konsistencë në qëndrimet e tyre për sfidat në të cilat po kalon vendi”, u shpreh ai.

Maloku më tej thotë që kundërshtimet e opozitës janë të pritshme pasiqë edhe ata mbajnë përgjegjësi para votuesëve të tyre që të jenë aktiv për interesat e vendit.

“Në gjithë këtë jotransparencë rreth Planit franko-gjerman, drejtuesit e subjekteve opozitare politike kanë pasur rastin të informohen nga kryeministri në takimet që i zhvillonin me dyer të mbyllura çoftë në Qeveri apo Kuvend. Të njëjtit nuk është që i sollën ndonjë të re publikut. Më pastaj edhe opozitarët kanë një përgjegjësi para votuesit të tyre të jenë më aktiv e të angazhuar duke mbrojtur interesat e vendit”, përfundoi Maloku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat