Ja çfarë shkruajnë mediat gjermane për takimin Kurti - Vuçiq

Aktuale

Ja çfarë shkruajnë mediat gjermane për takimin Kurti - Vuçiq

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 14:28
Pamje nga Brukseli

Shtypi gjerman reagon pozitivisht ndaj përafrimit të qëndrimeve të Beogradit dhe Prishtinës dhe aludimit për nënshkrimin e një “marrëveshjeje themelore”. Vlerësimet e rëndësisë së asaj që u arrit janë të ndryshme – nga “progresi i vogël” deri në prezantimin e një “marrëveshjeje historike”.

Në faqen e emisionit më të vjetër gjerman të lajmeve “Tageschau” të shërbimit publik ARD, mund të lexoni një reportazh nga Brukseli me titull “Kosova dhe Serbia po afrohen”. Në tekst thuhet se Vuçiq dhe Kurti kanë pranuar një plan për normalizimin e marrëdhënieve, qëllimi i të cilit, sipas Brukselit, është qarkullimi i lirë ndërkufitar dhe bashkëpunimi ekonomik.

Karakteristikat kryesore të marrëveshjes përshkruhen si vijon: “Ajo parasheh që njerëzit me pasaporta, letërnjoftime dhe targa të veturave të mund të lëvizin lirshëm në Kosovë dhe Serbi”. Kjo mund të hapë mundësi të reja ekonomike dhe të tërheqë investime shtesë në Serbi dhe Kosovë. Gjithashtu, do të nxisë tregtinë, sepse nuk do të nevojiten më certifikatat e nevojshme për import dhe eksport. Të drejtat e serbëve në Kosovë duhet të mbrohen më mirë”.

Gazeta e përditshme e Mynihut Zideuče Zeitung gjithashtu informoi lexuesit e faqes së saj të internetit se në Bruksel çështja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ka nisur disi nga një qorrsokak: Titulli i artikullit thotë: “BE ka arritur një përparim të vogël në çështjen e Kosovës” dhe thuhet: “Vetë fakti që të dy politikanët ishin ulur në të njëjtën tryezë, mund të konsiderohet një sukses i diplomacisë perëndimore. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e humbën rastin të shprehin publikisht mosbesimin e tyre të ndërsjellë dhe të nxisin tensionin në kufi deri vonë. Takimi në Bruksel, i cili u zhvillua të hënën, ishte rezultat i presionit të gjatë dhe intensiv, kryesisht nga Berlini dhe Parisi. Dhe ishte një sukses – edhe nëse ishte me gjysmë zemre”.

E përjavshmja Cite publikon një raport në faqen e saj të internetit me titull: “Serbia dhe Kosova duan të ‘normalizojnë’ marrëdhëniet e tyre”. Autori na kujton se baza e marrëveshjes së Brukselit është një ide e ngjashme me traktatin themelor midis dy Gjermanive: “Ideja e një traktati themelor, siç është ai midis Republikës Federale të Gjermanisë dhe RDGJ-së, parashikon që Çështje të tilla si njohja reciproke duhet të veçohen fillimisht në mënyrë që të dy qeveritë të mund të bisedojnë. Gjithashtu është planifikuar hapja e përfaqësive diplomatike në kryeqytete. BE-ja dhe SHBA-ja i kanë dhënë kohë Kosovës dhe Serbisë deri në mars për të lidhur një marrëveshje bazë”.

Gazeta e përditshme Zidojce Zeitung mban një koment nën titullin “Asgjë nuk merret si e mirëqenë” të nënshkruar nga gazetari Tobias Cik: “Fakti që ky takim po shkakton kaq shumë emocione tregon tashmë se deri në çfarë mase Kosova dhe Serbia kanë qenë shumë larg normalizimit të marrëdhënieve të tyre të ndërsjella”, vëren autori.

Ai rikujton se anëtarët e Bashkimit Evropian prej kohësh nuk kanë një politikë të përbashkët në atë fushë, por se Parisi dhe Berlini tani kanë bërë përparim me një propozim të përbashkët. Propozimi, sipas autorit, kërkon shumë si nga Beogradi ashtu edhe nga Prishtina: “Qeveria serbe duhet të njohë de fakto pavarësinë e Kosovës dhe në këtë mënyrë të kthejë domosdoshmërisht kundër vetes nacionalistët e vijës së ashpër në vend, si dhe partneren e saj Moskën”. Dhe qeveria e Kosovës duhet të pajtohet me Asociacionin e Komunave Serbe në veri të vendit, një hap të cilit i frikësohet kuptohet, sepse Beogradi mund të abuzojë me një strukturë të tillë për ndikim në shtetin fqinj”.

“Europianët dhe amerikanët, të cilët i sollën palët konfliktuale në tryezën e bisedimeve me më shumë se presion të butë, kanë një përgjegjësi të madhe: ata duhet të sigurohen që asnjëra palë të mos pendohet më vonë për gatishmërinë e tyre për kompromis”. Nëse është e nevojshme që Serbia të ndahet përgjithmonë nga Moska, Serbisë i duhet një perspektivë konkrete për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Dhe Kosova ka nevojë për garanci që veriu i Kosovës nuk do të bëhet zonë e separatizmit të institucionalizuar serb, si Republika Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë”.

“Megjithatë, marrëveshja mund të hyjë në histori si fillimi i një qetësimi real të një zone konflikti në Evropën Juglindore. Kjo do të vërtetonte se, kur është e nevojshme, BE-ja mund të zhvillojë politikë të jashtme. Nëse këto dy vende arrijnë një marrëveshje, kjo do të ndihmojë edhe Evropën”, përfundon Tobias Cik në Komentarin e tij për Zideuce Zeitung.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat