“Babain ma kallën çetnikët për së gjalli”, Gazmend Halilaj: Qysh t’i falim ata që vranë intelektualët e vendit!

Aktuale

“Babain ma kallën çetnikët për së gjalli”, Gazmend Halilaj: Qysh t’i falim ata që vranë intelektualët e vendit!

Nga: N. Sh. Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 19:09
Gazmend Halilaj

Avokati Gazmend Halilaj ka thënë se babain e tij ia kanë djegur për së gjalli serbët gjatë luftës në Kosovë.

Halilaj këtë e tha në një postim në Facebook, teksa flet edhe për vrasjet që ndodhën në Kosovën e pas luftës.

Si t’i falim ata që vranë intelektualët e vendit dhe që copëtuan tokën e Kosovës, pyet Halilaj.

Halilaj shton edhe një pyetje se si të falën ata që kurrë nuk kërkuan llogari nga Serbia për gjenocidin e kryer në Kosovë?

Këtë dhe pyetje të tjera, lexoni më poshtë postimin e avokatit:

Miq të dashur. Gjatë kohës së luftës isha i mitur, dhe ushtari më i lodhët.

Babain ma kallën ÇETNIKËT për së gjalli.

Unë jam vetëm një i mbijetun, ndërsa për vuajtje s’po flasim.

Qysh m’i falë ata që coptuan territorin pas luftës, ata që kurrë s'kërkuan llogari prej shtetit serb për genocidin e bërë.

Qysh m’i falë ata që vranë Intelektualët më të mirë të vendit, apo ata që nënshkruan Zajednicën në mes të Kosovës.

Pasha t'Madhin Allah, heshtja jonë për të fituar një siguri të përkoheshme, na benë përgjegjës secilin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat