Selmanaj: Skenari i Kishës Ortodokse të Serbisë që u firmos me Malin e Zi, do të aplikohet edhe në Kosovë përmes Kurtit

Aktuale

Selmanaj: Skenari i Kishës Ortodokse të Serbisë që u firmos me Malin e Zi, do të aplikohet edhe në Kosovë përmes Kurtit

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 19:25
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka komentuar paragrafin 2 të nenit të Marrëveshjes, për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë.

Selmanaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se me shumë gjasë skenari i Kishës Ortodokse të Serbisë i cili u firmos me Malin e Zi përmes Dritan Abazoviqit, do të aplikohet edhe në Kosovë përmes Albin Kurtit.

Postimi i plotë i Selmanajt:

Paragrafi 2 i nenit 7 të Marrëveshjes parasheh:

“Palët do ta zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”.

Për çfarë zyrtarizimi po flasim?

Për çfarë statusi të Kishës?

Eksterritorialitet?!!!

Me shumë gjasë skenari i Kishës Ortodokse të Serbisë i cili u firmos me Malin e Zi përmes Dritan Abazoviqit, do të aplikohet edhe në Kosovë përmes Albin Kurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat