OVL-UÇK i reagon Speciales për publikim emrash: Skandal dhe poshtërsi e radhës

Aktuale

OVL-UÇK i reagon Speciales për publikim emrash: Skandal dhe poshtërsi e radhës

Më: 1 mars 2023 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Organizata e Veteranëve të Luftës kanë reaguar mbi veprimin e fundit nga Gjykata Speciale, e cila publikoi listë emrash të cilat pretendohet se u vranë, zhduken dhe u torturuan nga ish-krerët e UÇK-së.

Faton Klinaku, shkruan në facebook, se ky është një skandal tjetër i radhës nga Gjykata Speciale, se me këtë, rrezikon dëshmitarët, transmeton klankosova.tv.

”Skandali tjetër dhe poshtërsia e radhës nga Gjykata Speciale, përkatësisht Pseudo Zyra e Prokurorit të Specializuar:

I publikon emrat e viktimave që kinse i kanë kryer krerët e UÇK-së, e kjo bëhet para se të filloj procesi gjyqësor.

Me këtë, për herë të dytë, por edhe më shumë i rrezikojnë dëshmitarët, sepse herën e parë i kanë rrezikuar kur ju ndodhi skandali i rrjedhjes së dosjeve nga zyrat e tyre në Hagë dhe për fajin e tyre mbahen peng qe dy vite e gjysmë krerët e OVL UÇK-së Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

P.S

Nuk kanë faj këta, por meqë nuk kemi shtet, kjo zyrë përçarëse e popullit shqiptar le t’vazhdojnë kështu me skandale të vazhdueshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat