Në fund të këtij muaji Konjufca udhëton në Uashington

Aktuale

Në fund të këtij muaji Konjufca udhëton në Uashington

Më: 2 mars 2023 Në ora: 11:05
Glauk Konjufca

Shefi i stafit në Kuvendin e Kosovës, Ilir Kërçeli, ka njoftuar se kryeparlamentari Glauk Konjufca do të marrë pjesë në Samitin e Dytë për Demokraci që do të mbahet më 29-30 mars në Uashington.

Me anë të një postimi në Facebook, ai shton se në kuadër të aktiviteteve të këtij samiti, Partneriteti për Demokraci i Dhomës së Përfaqësuesve (HDP) do të organizojë një pritje për lidershipin dhe deputetët e parlamenteve të shteteve që janë partnere të HDP-së dhe shteteve të tjera.

“Kryeparlamentari Konjufca si pjesëmarrës në këto aktivitete të Samitit, do ta shfrytëzojë këtë platformë për të zhvilluar takime me përfaqësues të ndryshëm të Kongresit Amerikan dhe përfaqësues politik të shteteve të tjera duke përfshirë edhe ato që nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës”, shkroi Kërçeli.

Kujtojmë, se në takim është ftuar edhe presidentja Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat