Specialja ende pa vendim, nuk dihet nëse Nasim Haradinajt do t’i mundësohet pjesëmarrja në varrimin e të vëllait

Aktuale

Specialja ende pa vendim, nuk dihet nëse Nasim Haradinajt do t’i mundësohet pjesëmarrja në varrimin e të vëllait

Më: 2 mars 2023 Në ora: 18:23
Nasim Haradinaj

Ka vdekur pas një sëmundje të rëndë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Haradinaj, i cili njëherit edhe vëllai i Nasim Haradinajt, ish-nënkryetarit të OVL UÇK-së, i cili po e vuan dënimin prej mbi katër vitesh në Hagë.

Lidhur me këtë Klankosova.tv ka pyetur tek Dhomat e Specializuara, nëse Nasim Haradinaj, do të lirohet përkohësisht për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.

Zëdhënësja Angela Griep, në një përgjigje tha se DHSK-ja lejon të bëhen kërkesa të tilla trupit gjykues kur ka arsye bindëse humanitare.

“Në përgjithësi, kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara i lejon personat e ndaluar t’i bëjnë kërkesa trupit gjykues kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendoste për çdo kërkesë të tillë. Nuk ka parashtresa publike apo vendime që trajtojnë këtë çështje”, thuhet në përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat