Tromp: Çfarëdo drejtësie nga Specialja do të jetë drejtësi e ngadaltë

Aktuale

Tromp: Çfarëdo drejtësie nga Specialja do të jetë drejtësi e ngadaltë

Më: 2 mars 2023 Në ora: 21:55
Nevenka Tromp

Nevenka Tromp, autore e librit “Gjykimi i papërfunduar i Sllobodan Millosheviqit”, i ka dhënë një intervistë gazetarit Besnik Tahiri, nga Haga.

Në këtë intervistë, Tromp, që punoi me ekipin e prokurorit që ka ndjekur dhe përgatitur rastin kundër Sllobodan Millosheviqit, flet për pjesën e parë të aktakuzave ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.

Ajo thotë se fokusi më i madh i opinionit kosovar, por edhe ndërkombëtar, do të jetë në gjykimin e ish-presidentit Hashim Thaçi e ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, i cili do të fillojë më 3 prill.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë themeluar në vitin 2015, dhe janë bërë 7 vjet e gjysmë, thuajse 8, që punojnë dhe deri tani kemi parë numër shumë të kufizuar të aktakuzave. Deri tani kemi 6 aktakuza për krime të pretenduara të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në territorin e Kosovës në periudhën e vitit 1998 dhe tutje, por deri tani kemi parë vetëm përfundimin e procesit të parë gjyqësor, ishte rasti i Salih Mustafës që u dha në vitin 2022 dhe pra kemi 6 aktakuza, një gjykim, një proces gjyqësor që ka përfunduar me verdikt, dhe një proces tjetër gjyqësor që është në vazhdim, gjykimi i Shalës. Por pritjet e mëdha të audiencës së Kosovës, por edhe për njerëzit përreth botës të interesuar në drejtësinë ndërkombëtare penale, të gjithë janë të fokusuar në rastin Thaçi dhe të tjerët, një gjykim i cili sipas orarit më të fundit të gjykatës do të fillojë me datën 3 prill. Pra, vlerësimi im deri tani është se çfarëdo drejtësie që pritet nga kjo gjykatë do të jetë drejtësi e ngadaltë”, potencoi autorja Tromp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat