“Kushtetuta nuk është as Bibël e as Kuran”, Kadaj-Bujupi: U pata shokuar nga ndërkombëtarët

Aktuale

“Kushtetuta nuk është as Bibël e as Kuran”, Kadaj-Bujupi: U pata shokuar nga ndërkombëtarët

Më: 2 mars 2023 Në ora: 22:18
Donika Kadaj- Bujupi

Analistja Donika Kadaj- Bujupi ka përmendur një rast kur ndërkombëtarët kanë thënë që mund të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës, për ta përshtatur me një marrëveshje jokushtetuese.

Kadaj Bujupi në emisionin ‘Pressing’  thotë se është shokuar kur ndërkombëtarët i kanë thënë se ‘Kushtetuta nuk është as Bibël e as Kuran, mundet me u ndryshu’.

“Personalisht kam qenë deputete, kur më është thënë pse po e kundërshton, argumenti jem si deputet ka qenë që është në kundërshtim me Kushtetutën, më thanë në sy: Kushtetuta nuk është Bibël e as Kuran, mundet me u ndrru. Jam shoku, qysh me ndrru Kushtetutën, me ja përshtat një marrëveshjeje jo kushtetuese”, tha ajo.

Tutje, ish-deputetja thotë se vazhdimisht thuhet se BE’ja ka pritje nga Kosova, por sipas saj, edhe qytetarët e Kosovës presin liberalizimin e vizave nga BE’ja.

“I njëjti presion ka qenë, eksplicit na është thënë, e ndrrojmë Kushtetutën me ia përshtat marrëveshjes. Qaq larg shkojnë bashkësia ndërkombëtare, sot i dëgjova tha BE’ja ka pritje, edhe na qytetarët e Kosovës kemi pritje prej BE’së, me na liberalizu vizat, me na njoftë 5’shja, po ato pritje nuk po realizohen në raport me Kosovën dhe vazhdimisht po dalin që BE’ja ka pritje. Edhe na kemi pritje në raport me BE’në”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat