Hasani flet për Nenin 7 të Marrëveshjes, ky do të jetë statusi i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë

Aktuale

Hasani flet për Nenin 7 të Marrëveshjes, ky do të jetë statusi i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë

Më: 2 mars 2023 Në ora: 22:19
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka shpjeguar paragrafin e dytë të Nenit 7 të Planit Evropian, në të cilën përmendet Statusi i Kishës Ortodokse Serbe brenda shtetit të Kosovës.

Neni 7, paragrafi i dytë, në Planin Evropian, të publikuar nga BE-ja, do të thotë se Palët do të formalizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe të ofrojnë nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”.

Hasani thotë se ky formalizim ka ndodhur me të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë dhe Kishës Ortodokse Serbe.  

“Paragrafi dytë i nenit të 7 të Marrëveshjes flet për dy çështje, për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë dhe për trashëgiminë fetare dhe kulturore serbe. Sa i përket të parës, nuk mund të ketë standarde të tjera pos atyre që kanë përdorur shtetet e dala nga ish-Jugosllavia, në të cilat shtete vepron Kisha Ortodokse Serbe përgjatë shekujve. Në Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kroaci ekzistojnë marrëveshje dypalëshe mes këtyre shteteve dhe Kishës Ortodokse Serbe, me të cilat janë rregulluar raportet reciproke mes këtyre shteteve dhe Kishës Serbe.

Në disa raste këto marrëveshje janë ratifikuar në parlamentet nacionale. Objekt i këtyre marrëveshjeve ka qenë rregullimi rolit dhe pozitës së Kishës Serbe në rendet juridiko-kushtetuese nacionale, ku Kishës i garantohet pavarësi dhe autonomi e plotë nga çfarëdo ndërhyrje në organizimin dhe punët e saj të brendshme, por që ndaj shtetit ajo ka detyrime civile dhe në sferën e juridiksionit penal në rastet e shkeljeve ligjore. Pra ka pasur rregullim të marrëdhënieve të shtetit me Kishën Serbe”, tha ai në një përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat