Bislimi takon disa deputetë grekë, flet për takimin e Brukselit

Aktuale

Bislimi takon disa deputetë grekë, flet për takimin e Brukselit

Më: 4 mars 2023 Në ora: 13:12
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri Bislimi u takua me deputetët nga Parlamenti i Greqisë, Dora Bakoyannis dhe George Papandreou.

Sipas një komunikate për medie të Qeverisë së Kosovës, Bislimi pati takime të ndara në ndërtesën e Parlamentit të Greqisë me deputetët Dora Bakoyannis dhe George Papandreou.

“Përgjatë këtyre takimeve, zëvendëskryeministri Bislimi potencoi se Kosova vazhdon drejt rrugës së progresit, duke e pozicionuar vendin në një trajektore të zhvillimit dhe demokracisë. Si dëshmi më të fundit të këtij indikatori, kemi raportin e demokracisë të institutit V-Dem, ku Kosova renditet e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Bisedat e zhvilluara u fokusuan dhe në rrugëtimin në proceset e integrimit evropian të Kosovës dhe aplikimet për anëtarësim në BE dhe në Këshillin e Evropës, e po ashtu dhe në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Greqi. Kosova synon të forcojë miqësinë dhe partneritetin me Greqinë.

Me deputetët znj. Bakoyannis dhe z. Papandreou, zëvendëskryeministri Bislimi bisedoi dhe mbi procesin e dialogut, zhvillimet dhe takimin e fundit në Bruksel”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat