Vjen një reagim i ashpër nga profesori për opozitën – ja pse përmend Ganimete Musliun!

Aktuale

Vjen një reagim i ashpër nga profesori për opozitën – ja pse përmend Ganimete Musliun!

Nga: M.H. Më: 5 mars 2023 Në ora: 15:28
Pamje nga pozita dhe opozita në Kuvend

Profesori nga Parisi, Nezir Kraki ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit në vend.

Kraki preku në veçanti debatet e funda mes pozitës dhe opozitës që u bënë në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, opozita duhet të kërkoj falje që kanë krijuar Asociacionin dhe jo të mundohen të na “shpëtojnë” nga kryeminsitri Kurti.

Gjithashtu ai shton që “t’kisha qenë deputet i kësaj LDK-je që e ka kriju Asociacionin në versionin antikushtetues, m’kish ardh marre me dal në rrugë deri në vitin 2040”.

Reagimi i plotë

Nëse as sqarimet shkollore e metodike qe KM Kurti i beri n’Kuvend nuk jane kuptu nga opozita, dreqi e marrte vesh kete pune.

Shihet që kanë nivel ofendues për atë Kuvend dhe për votuesit e tyre.

Dhe kampiona të qesharakes janë vërtetë këta të LDK-së që bien dakord në mes veti me ia huq kolektivisht Se i kanë aty disa që dinë anglisht e tani me demek na intelektualë, marrin yrysh me argumenta secili ma debil se tjetri. N’vend se me e ul kryet e me i kërku falje së pari votuesve të tyre e tani Kosovës për tragjeditë politike që ia kanë shkaktu si paterica të Thaçit e si takahyta të Grenellit, këta trupa të rinj me mendje të vjetra na sillen si revolucionarë e shpëtues të Kosovës. Pasha juve po t’kisha qenë deputet i kësaj LDK-je që e ka kriju Asociacionin në versionin antikushtetues, m’kish ardh marre me dal në rrugë deri në vitin 2040. Joooo! Këta jo që s’kërkojnë falje apo distancohen nga veprimet anti Kosovë, por edhe Isa Mustafën e mobilizojnë si dhunuesi më i madh i kushtetutes prej. vitit 2008. Edhe Isa po do me na shpëtu nga Albini. Qo Zot mend ku s’ka!

Sa i përket Ganimete Musliut e cila me ose pa dashje u bë temë, unë mendoj që vet prezenca e saj në Kuvend është ofendim për Kosovën, sikurse prezenca e nja 80% e deputetëve që marrin rrogë e frymë kot aty, nga të gjitha partitë. Natyrisht, unë kurrë nuk sulmoj personat e as fizikun e tyre por veç idetë dhe veprimet e tyre publike.

Nejse, si kofshin vofshin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat