Osmani uron 7 Marsin: Mësuesit tanë janë dëshmuar në kohë shumë të vështira, ndaj ata janë heronj të dijes

Aktuale

Osmani uron 7 Marsin: Mësuesit tanë janë dëshmuar në kohë shumë të vështira, ndaj ata janë heronj të dijes

Më: 7 mars 2023 Në ora: 10:43
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani mësueseve dhe mësuesve ua ka uruar 7 Marsin.

Presidentja Osmani ka thënë se mësueset e mësuesit tanë janë dëshmuar në kohë shumë të vështira, ndaj ata janë heronj të dijes.

Në vijim gjeni të plotë urimin e Presidentes Osmani:

136- vjet më parë, në Korçë nisi punën mësonjëtorja e parë shqipe, e cila trasoi rrugën e arsimit shqip gjithandej, duke luajtur rol qenësor në formimin e vetëdijes kombëtare që prej Rilindjes Kombëtare.

Mësuese e mësues tanë janë dëshmuar në kohë shumë të vështira, ndaj ata janë heronj të dijes.

Ata nuk janë vetëm persona që japin dituri, por edhe mentorë, udhëzues dhe burim frymëzimi.

Në këtë ditë, të gjithë jemi mirënjohës për kontributin e çmuar të tyre në formësimin e të ardhmes sonë.

Arsimi cilësor është bazamenti i një shteti dhe shoqërie të suksesshme!

 Mësuese e mësues të dashur, urime 7 Marsi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat