Kuvendi i Kosovës s’ka pasur kuorum për të miratuar Projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.
Rreth kësaj ka reaguar Xhevdet Pozhari, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili ka thënë se nëse ky Projektligj do të kalon të në Kuvend sot, do të kursente miliona euro nga xhepi i qytetarëve në vit.
Pozhari tutje ka thënë se ato shërbime që qytetarët e Kosovës i marrin nëpër shtete të ndryshme me shifra astronomike, do të hapej rrugë t’i merrnin në QKUK.
Postimi i plotë i tij:
Projektligji për IVF, nëse do të kalonte sot në Kuvend, do të kursente dhjetëra miliona euro nga xhepi i qytetarëve në vit. Ato shërbime që i marrin nëpër shtete të ndryshme me shifra astronomike, do të hapej rruga t'i merrnin në QKUK, kundrejt një pagese simbolike.
Krejt të tjerat janë pretekst për me e mbulu të vërtetën se derisa të mos kalojë ky projektligj, spitalet private do të vazhdojnë të majmen, xhepat e hallexhinjve do të vazhdojnë të zbrazen.