A kryhet fekondimi artificial në Klinikën e Gjinekologjisë?

Aktuale

A kryhet fekondimi artificial në Klinikën e Gjinekologjisë?

Më: 10 mars 2023 Në ora: 22:48
Saranda Bogujevci

Brenda Klinikës së Gjinekologjisë së shpejti do të ofrohet edhe një shërbim i ri.

Reparti në të cilin do të kryhet intervenimi qe mundëson fekondimin artificial tashmë është gati.

Sipas drejtorit, blerja aparaturës se nevojshme është duke u bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Madje kërkesat për këtë intervenim janë të shumta.

Se fundi, kjo çështje u bë aktuale pas deklaratës së nënkryetares së Kuvendit, Saranda Bogujevci ne lidhje me shtatzëninë e saj.

E një ditë me pas, Bogujevci në një intervistë për T7 detajoi deklaratën e dhënë në foltoren e kuvendit.

Nënkryetarja e Kuvendit foli për ligjin dhe mendësinë tradicionale rreth krijimit te familjes.

Kjo deklaratë ngjalli shumë reagime, madje edhe te kolegeve te saj nga partia.

Dikush tjetër e cilësoi edhe si te turpshme deklaratën e Bogujevcit.

Ndërsa, Besarta Breznica nga Rrjeti i Grave pohon që kjo është mendësi patriarkale.

Të enjten Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum për të miratuar Projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat