​Kurti takoi Shefin e misionit të Luksemburgut, biseduan për mundësi të reja bashkëpunimi

Aktuale

​Kurti takoi Shefin e misionit të Luksemburgut, biseduan për mundësi të reja bashkëpunimi

Më: 13 mars 2023 Në ora: 18:58
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot Shefin e misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimi i Qeverisë me misionin e Luksemburgut dhe mundësitë e reja ishin ndër temat e diskutimit.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij ndaj kontributit të vazhdueshëm të Luksemburgut dhe mbështetjen financiare në projekte të ndryshme të fushave të shumta.

Ai e njoftoi me Dietz me punën e Qeverisë, arritjet përgjatë këtyre dy viteve të fundit, reformat e ndërmarra dhe për progresin ekonomik dhe demokratik. U diskutua edhe për procesin e dialogut, propozimin evropian për Marrëveshje Bazike për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për takimin që pritet të mbahet me 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut’, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat