Deputeti Haliti: Krimi i organizuar dëshiron që ta shlyejë historinë e Ferizajt

Aktuale

Deputeti Haliti: Krimi i organizuar dëshiron që ta shlyejë historinë e Ferizajt

Më: 14 mars 2023 Në ora: 10:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Haliti, ka reaguar pas lajmit për djegien e një shkolle në Ferizaj.

Përmes një postimi në Facebook, Haliti ka shkruar se kjo shkollë është djegur për të disatën herë dhe sipas tij me qëllim të fshirjes së historisë së Ferizaj.

Krimi i organizuar dëshiron që ta shlyejë historinë e Ferizajt.

Sot për herë të katërt ose të pestë i vihet flaka objektit të mbrojtur të trashëgimisë kulturore, ish Gjimnazit të parë shqiptar Ismail Qemali në Ferizaj.

Ftoj organet e rendit që ta hetojnë dhe të zbulohet urdhër dhënësi i këtij krimi.

Turp!”, ka shkruar deputeti Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat