Çeku: Gjimnazi i vjetër në Ferizaj do të restaurohet, i pëlqeu apo jo keqbërësve

Aktuale

Çeku: Gjimnazi i vjetër në Ferizaj do të restaurohet, i pëlqeu apo jo keqbërësve

Më: 14 mars 2023 Në ora: 13:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, e ka quajtur krim djegien e Gjimnazit të vjetër “Ismail Qemali’ në Ferizaj.

Çeku tha se kontratën për restaurimin e gjimnazit e kanë nënshkruar javën e kaluar, teksa shtoi se sot në orët e para të mëngjesit ia vunë flakën.

Ai potencoi se përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë, njofton Klankosova.tv.

Kontratën për restaurimin e gjimnazit të vjetër e patëm nënshkruar javën e kaluar. Dje kanë nisur punimet, ndërsa sot në orët e para të mëngjesit ia vunë flakën. Ky është krim. Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë

“Gjimnazi i vjetër “Ismail Qemali’ në Ferizaj do të restaurohet, i pëlqeu apo jo keqbërësve. Trashëgimia jonë kulturore është më e rëndësishme se interesat tuaja të ngushta. Metodat e porositë mafioze nuk na ndalojnë”, shkroi Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat