Fondi Sovran parasheh menaxhimin e aseteve të ndërmarrjeve publike

Aktuale

Fondi Sovran parasheh menaxhimin e aseteve të ndërmarrjeve publike

Më: 14 mars 2023 Në ora: 20:06
Qeveria e Kosovës

Premtimi i Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e Fondit Sovran është në rrugë për t’u jetësuar dy vjet pas mandatit të dytë të Qeverisë Kurti.

Të hënë, i pari i ekzekutivit, Albin Kurti, pranoi edhe draft projektligjin për themelimin e këtij fondi.

Por çka pritet të ndodhë nëse Kuvendi i Kosovës jep dritën e gjelbër që ky fond të krijohet?

Në neni 15 të këtij projektligji janë të detajuara edhe qëllimet i tij.

“Fondi ka këto që­llime: të me­na­xhojë pa­suri të rëndë­si­shme publike, duke rri­tur vlerën, per­for­man­cën dhe kthi­min në in­ves­time për­mes mirë­qe­ve­risjes, plani­fi­ki­mit të duhur afat­gjatë dhe mbi­k­ëqyrjes së efekt­shme”.

E përveç kësaj, parashihet që ky Fond të jetë me­na­xher i aseteve  të ndërmarrjeve publike dhe inves­titor financiar, si dhe e ka mundësinë të themelojë ndër­marrje të reja.

“Fondi nuk mund të zotërojë më shumë se 30 për­ qind të ak­sioneve të shoqërisë pri­vate ose të sho­që­risë që ka selinë, shu­micën e kapitalit dhe ve­p­rim­tarinë kryesore jashtë Re­pu­b­li­kës së Ko­so­vës. Por mund të themelojë ndër­marrje të re ose të fitojë pro­në­sinë në ndër­marrje sipas nenit 28 të këtij ligji”.

Por ky fond është duke u kritikuar nga njohësit e ekonomisë

Profesori i ekonomisë, Bashkim Mustafa thotë se në këtë fond nuk ka asgjë të re dhe se nuk e di sa do të jetë i mundur implementimi i tij.

E pas formimit të këtij fondit, parashihet edhe shuarja e Agjencia Kosovare e Biznesit.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se kjo do të bëhet në pajtim më politikat e për krijimin e Fondit Sovran.

 “AKP tashmë ka miratuar strategjinë për shuarjen graduale të institucionit, në pajtim me politikat qeverisëse për krijimin e Fondit Sovran. Pas përfundimit të konsultimeve dhe adresimit të komenteve, fillimisht do të votohet projektligji në Qeveri, për tu përcjellur pastaj në Kuvend”, tha Kryeziu.

Sipas draft projektligjit kapitali themeltar i Fondit është njëzet milionë ero, i cili mund  të rritet me statutin e Fondit.

Projektligji për Fondin Sovran është publikuar të hënën në platformën e konsultimeve, dhe është  qasshëm për lexim dhe komentim te palëve të interesuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat