AAK: Urgjent shëndetësia të kthehet në prioritet qeverisës

Aktuale

AAK: Urgjent shëndetësia të kthehet në prioritet qeverisës

Më: 15 mars 2023 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka mbajtur konferencë për media, ku numëroi dështimet e qeverisë Kurti në sistemin e shëndetësisë. Dreshaj e ka quajtur Ministrinë e Shëndetësisë, ministri të eksperimenteve, ku si pasojë e kësaj gjendje kemi largim të profesionistëve dhe shumë dështime të tjera.

“Sot, shteti jonë po përballet me Qeverisje ad-hoc me veprime post-festum, pa strategji, pa prioritete dhe pa ofrim të perspektivës për vendin. Asnjë dikaster qeverisës për dy vite të Qeverisjes Kurti nuk mund të merret si mostër e suksesit. Ne sot, e kemi analizën dhe fokusin në sektorin vital të Shëndetësisë”, ka thënë ai.

Tutje Dreshaj propozoi se si të dilet nga kjo situatë.

E para, sipas tij,  Ministria e Shëndetësisë në Qeverisjen Kurti ka qenë Ministri e Eksperimenteve, ku për disa herë radhazi u ndërruan Ministrat, u ndërruan shefat e reparteve e madje kishte raste ku këto pozita mbetën boshë për muaj të tërë pa udhëheqës, duke bërë që të pësojnë qytetarët dhe shëndeti i tyre. Nuk menaxhohet shëndetësia me UD të pa përvojë dhe të padëshmuar.

“E dyta, pakënaqësitë deri më sot ishin të shumta. Dje, mjekët në specializim të cilët janë forca shtytëse e Shëndetësisë dhe punëtorët e administratës protestuan për padrejtësitë e bëra në ligjin e Pagave. Është penguese në organizim të punës dhe diskrimunese mos pagesa e kujdestarive dhe mos stimulimi për rrezikshmëri. Disa herë si AAK Qeverisjes Kurti i është tërhequr vërejtja si në Parlament ashtu edhe në Komisione, për këtë diskriminim i cili dje rezultoi për këtë protestë”, th ai.

 E treta, siç tha ai,  është mëkat që qytetarët po përballen me Problemet nga më të ndryshmet në shëndetësinë kosovare

“Kemi mungesë të infrastrukturës, ku qytetarët përballen me infrastrukturë të vjetërurar dhe jo funksionale. Kemi mungesës të barnave e fashave, ku qytetarët detyrohen të kërkojnë edhe lëmoshë për të blerë barna, fasha e infuzione”, tha Dreshaj.

Ai tha se ka lista të pritjes në QKUK, madje më shumë se një vit, ku një qytetar që vuan nga dhimbja e madhe apo sëmundja e rëndë e cila mund ti sjellë vdekjen, duhet të pres 1 vit për ta kuptuar se çfarë problem shëndetësore ka.

Sipas tij, ka raste kur qytetari mund edhe të vdes, ndërsa radha për një rezonancë magnetike ende nuk i ka ardhur.

 E katërta, vuri ne theks Dreshaj se  Ikja e Profesionistëve shëndetësore është temë urgjente që kërkon zgjidhje.

“Nga, mos trajtimi i dinjitetëshëm, veprimet ad-hoc, shuan shpresën për perspektivën e të nesmëres, gjë që rezultoi me ikjen masive të mjekëve dhe infermierëve.

Për 36 ditë të para të këtij viti ikën 25 mjekë. Kjo nuk ka ndodhë as viteve të 90-ta kur ishim popull jashtë institucional, shqiptarët u dëbuan nga institucionet por ekzistonte shpresa. Kjo qeveri ja humbi shpresën popullatës për një të nesërme më të mirë”, tha Dreshaj  duke bërë të ditur rekomandimet e AAK-së.

“Ne rekomandojmë që nga kjo situatë, dilet: 1. Duke pas shëndetësinë prioritet qeverisës,

2. Me paga dinjitoze

3. Me respektim të performancës në punë

4. Me reformim të sistemit shëndetësor

5. Me kthimin e përgjegjësisë te stafi menaxherial

6. Jo me mashtrime, por me veprime të drejtpërdrejta. Jo si dje heronj në letër dhe me rënien e rasteve të Pandemisë Heronjë të harruar, madje as me mbështetje morale”, th a Dreshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat