Escobari sonte në darkë me opozitën

Aktuale

Escobari sonte në darkë me opozitën

Më: 16 mars 2023 Në ora: 16:06
Gabriel Escobar

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë ditës së enjte pritet të takojë opozitën.

Burimet kanë bërë të ditur se takimi pritet të mbahet nga ora 18:00 (sot), ai do të shtrojë darkë me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe në mungesë të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, pritet të marrë pjesë nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini.

Takimi pritet të mbahet në rezidencën e e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Kjo vizitë e Escobarit vije dy ditë para takimit në Ohër në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ndërsa, Escobar, konfirmoi pozitivisht ndaj pyetjes nëse pas vizitës së tij dhe të dërguarit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, në Serbi, mund të thuhet se formimi i Asociacionit është më afër se sa ishte një muaj më parë.

“Mund të them se bisedimet tona me Qeverinë e Kosovës po bëhen gjithnjë më produktive dhe realiste. Shpresoj se ne jemi shumë më afër kësaj sesa disa javë më parë”, deklaroi Escobar.

Escobar tha se Asociacioni është një marrëveshje ekzistuese dhe një detyrim ndërkombëtar që duhet të zbatohet, pavarësisht a do të ketë një marrëveshje të re apo jo.

Ai u bëri thirrje palëve nga Kosova dhe Serbia që të jenë konstruktive dhe fleksibile përpara takimit në Ohër që do të mbahet më 18 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat