Tahiri-Beqa: Pritet që sot të ketë nënshkrim në Ohër

Aktuale

Tahiri-Beqa: Pritet që sot të ketë nënshkrim në Ohër

Më: 18 mars 2023 Në ora: 10:36
Arta Tahiri-Beqa

Politologia Arta Tahiri-Beqa pret që sot në takimin e Ohrit të ketë nënshkrim mes Kosovës dhe Serbisë.

Tahiri-Beqa tha se të gjitha nenet ë planit evropian janë favorizuese, përveç nenit 7 që sipas saj, lë shije jo të rehatshme.

“Pritet që sot të ketë nënshkrim dhe jo vetëm atë aprovimin deklarativ në qoftë se janë dakord me planin se një gjë të tillë e bënë me datë 27 shkurt gjatë takimit në Bruksel. Pika më e rëndësishme është që dykuptimësia që mund të bëjnë të dy shtetet. Në tabllon e parë mund të shohim sikur është shumë më shumë favorizuese e gjitha nenet, përpos nenit 7 që e kemi diskutuar që lenë atë shijen jo të rehatshme se çfarë qasje mund të përdor Serbia karshi Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Po ashtu, Tahiri-Beqa thotë se Osmani dhe Konjufca dje në takimin me Escobarin janë dukur jo komod, gjë që sipas saj tregon diçka jofavorizuese për Kosovën.

“Nuk e ndjeva komod dje as osmanin as Konjufcën në deklaratat e tyre që kanë pasur me emisarët ë ngarkuar për këtë dialog. Tregon se është diçka jo favorizuese për Kosovën. Urojë që zgjuarsia jonë diplomatike të jetë në anën tonë dhe të mendohet mirë se cilat janë përparësitë që i marrim nga ky plan dhe cilat janë mangësitë por t’iu shmangur maksimalisht asaj fazës së kompromisit”, përfundoi ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat