Tahiri kritikon Osmanin: Nuk e ndihmoi Kurtin që të mos dështonte

Aktuale

Tahiri kritikon Osmanin: Nuk e ndihmoi Kurtin që të mos dështonte

Më: 20 mars 2023 Në ora: 06:38
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja në dialog me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani për takimin në Ohër.

Tahiri ka thënë se është e lehtë për Osmanin me i kritiku ndërkombëtarët kur dështon marrëveshja.

Sipas Tahirit, Osmani ka qëndruar gojë mbyllur dhe nuk e ka ndihmuar kryeministrin Albin Kurti që të mos dështoj.

Ky reagim i Tahirit ka ardhur pasi Osmani tha që pret që aleatët të mbajnë zotimin për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe shtoi që duhet të ndryshohet qasja akomoduese ndaj Serbisë.

“Kur dështon në marrëveshje atëherë më së lehti është të kritikosh ndërkombëtarët. Kështu bëri Presidentja Osmani, në vend se ta kishte ndihmuar kryeministrin që të mos dështoj, ajo tërë kohën mbeti gojë mbyllur thuajse nuk e kishte detyrë edhe ajo që Kosova te dilte ftuese në Ohër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat