Përfundon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit/ Të enjten Kurti raporton për takimin në Ohër

Aktuale

Përfundon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit/ Të enjten Kurti raporton për takimin në Ohër

Më: 20 mars 2023 Në ora: 07:42 Përditësuar në ora: 13:24 më 20.03.2023
Mimoza Kusari-Lila

PDK-ja do të kërkojë në seancë shkarkimin e Rozeta Hajdarit

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se gjatë seancës do të kërkojnë shkarkimin e ministres Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, për siç ka thënë shkeljet e shumta që i ka bërë në dikasterin që ajo e drejton.

Deliu-Kodra tha se në seancën e të enjtes pos kësaj pike, do ta kenë edhe Projektligjin për pensionimin e parakohshëm të policisë.

Si PDK edhe sot kemi propozuar ta kemi në rend dite së shpejti projektligjin për pensionimin e parakohshme të Policisë së Kosovës, tash e sa kohë Komisioni për Siguri është duke e bllokuar këtë projektligj të rëndësishëm në Komision, ndonëse kanë kaluar afatet e bazuara në rregullore, ne kemi kërkuar edhe sot që ky projektligj të vijë në seancë për të marrë mbështetjen e deputetëve. PDK-ja pret që të enjten ta kemi në rend dite edhe shkarkimin e zonjës Hajdari. Për shkak të shkeljeve të njëpasnjëshme në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë”, ka thënë ajo.

Ajo shtoi se Partia Demokratike e Kosovës ka vërejtje lidhur me marrëveshjen, të cilat presin t’i diskutojnë të enjten.

Ka një shqetësim serioz me kompetencat që i jepen një komuniteti serb në Kosovë. Ne kemi vërejtje serioze me marrëveshjen të cilat presim që ti diskutojmë ditën e enjte. Kryeministri dje kishte lojë fjalësh se çka quajmë vetëmenaxhim e vetadministrimit ashtu siç bën gjithmonë. Detajet, shqetësimet, adresimet tona do t’i japim ditën e enjte”, është shprehur ajo.

Zemaj: Takimi i Ohrit e ka shpërfaqur mashtrimin 15-vjeçar të Kurtit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti është dashur që vetë të lajmërojë dhe të raportojë brenda deputetëve mbi procesin e dialogut dhe për dakordimin e marrëveshjes.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Zemaj ka thënë se takimi i Ohrit e shpërfaq mashtrimin 15-vjeçar të Kurtit.

“Kryeministri është dashur vet që të lajmërohet dhe të raportojë para deputetëve. Të raportoj mbi procesin e dialogut por edhe për dakordimin e marrëveshjes e cila për ne është në kundërshtim të plotë me synimet tona. Takimi i Ohrit e ka shpërfaqur mashtrimin 15-vjeçar të kryeministrit apo të kauzave të rreme të Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo që është parë, neve do të na kushtojë shumë në kuptimin e përgjegjësive të cilat janë marrë. Përtej obligimit të asociacionit pjesa që është marrë e vetëmenaxhimit nuk përkthehet ndryshe vetëm krijimi i një pushteti të ri”, ka thënë ai.

Të enjten, Kurti raporton për takimin në Ohër

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se të enjten do të mbahet seancë të re, me ç’rast do të raportojë kryeministri Albin Kurti për takimin në Ohër.

Në konferencën për media pas mbledhjes së mbajtur të Kryesisë së Kuvendit, Kusari ka thënë se seanca e parë do të mbahet të mërkurën, ndërsa ajo ku do të raportojë Kurti, do të mbahet të enjten. Në seancën e së enjtes do të mbahet gjithashtu diskutimi për dyvjetorin e qeverisë.

“22 mars me fillim nga ora 12. Agjendë do të ketë pikat e papërfunduar në seancat e mbajtura më 19 janar, 2 shkurt, 9 shkurt, 13 shkurt dhe 9 mars. Me këtë do të përmbyllen pikat e papërmbyllura të seancave të mëhershme. Kryesua u dakordua për një seancë të re më 23 mars, ditën e enjte, dy pikat e rregullta të rendit të ditës ajo e deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare të hiqen në mënyrë që të ofrohet mundësi dhe kohë të kemi njoftimin e kryeministrit Kurti për takimin e Ohrit. Gjithashtu do të mbahet diskutimi edhe për dy vjetorin e qeverisë”, ka thënë ajo.

Kusari më tej ka theksuar se në Ohër ka pasur dakordim në parim, përderisa ende mbetet të shihet plani më tutje.

“Sa i përket diskutimit me kryeministrin Kurti, takim formal me të si GP do të kemi në ditën ën vijim, gjithashtu kryeministri do t’i drejtohet edhe Kuvendit në ditën e enjte. Parashihet që deklarata për personat e pagjetur e cila tashmë vetëm është e dakorduar por ka mbetur pa u nënshkruar, të jetë pikë e zbatimit. Do të varet shumë nga qasja e ndërmjetësit për shkak se garantuesi kryesor në mungesë të nënshkrimit nga ana e Serbisë, mbetet BE-ja dhe SHBA-ja. Këto pika të marrëveshjes do të jenë pjesë e kapitullit 35 për Serbinë në procesin e integrimit gjë cila në rast nuk zbatohet, do të ndalej komplet procesi i integrimit të Serbisë, kjo është garancia e vetme për Kosovën, qasja dhe sanksionet ndërkombëtare në raport me procesin e integrimit”, ka shtuar ajo.

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite dhjetëra pika

Sot me fillim nga ora 11:00, do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Ksovës, në të cilën në rend dite janë dhjëtëra pika që kanë mbetur ngë seancat e kalaura të kuvendit, si dhe propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të re.

Pikë e rendit të ditës është seanca plenare e shtyrë përsëri më 8 mars 2023, ku ka pasur si pikë të rëndit të ditës interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 19 janar 2023:

Votimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës, shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021, dhe shqyrtimi i raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 2 shkurt 2023: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitës, shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2021, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 9 shkurt 2023: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mjekësinë Ligjore, shqyrtimi i rekomandimeve për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Komunikimet Elektronike dhe përzgjedhja e një (1) anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Vazhdimi i Seancës plenare, e filluar më 13 shkurt 2023, ka pasur një pikë të rendit të ditës debatin parlamentar për zhvillimet në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 9 shkurt 2023: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mjekësinë Ligjore, shqyrtimi i rekomandimeve për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Komunikimet Elektronike dhe përzgjedhja e një (1) anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Vazhdimi i Seancës plenare, e filluar më 13 shkurt 2023, ka pasur një pikë të rendit të ditës debatin parlamentar për zhvillimet në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 shkurt 2023: Votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për parqet industriale dhe teknologjike, shqyrtimi i parë i Projektligjit për investime të qëndrueshme, shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Moxico Luma Kosova Mining L.L.C.” shqyrtimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” dhe propozimi i GP “Multietnik” për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bekim Arifi.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 mars 2023:. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”, emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, shqyrtimi i Projekt-Deklaratës në mbështetje të Fondit Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF).

Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të re: Deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -korniza e qyteteve të gjelbërta 2 dritarja 2 – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, votimi në parim i Projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar, zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave, zgjedhja e një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave, zgjedhja e një zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë, Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për dyvjeçarin e Qeverisë Kurti II, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, shqyrtimi i parë i Projektligjit për organizimin e tregut për produktet bujqësore dhe themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat