Porosia e Myftiut Tërnava për besimtarët gjatë muajit të Ramazanit

Aktuale

Porosia e Myftiut Tërnava për besimtarët gjatë muajit të Ramazanit

Më: 23 mars 2023 Në ora: 00:39
Naim Tërnava

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, duke uruar të gjithë besimtarët myslimanë,u bëri thirrje që t’i përkushtohen sa më shumë këtij muaji.

Myftiu Tërnava tha se ky muaj duhet shfrytëzuar sa më shumë nga besimtarët myslimanë, në mënyrë që të jenë sa më afër porosive të Zotit.

“I madhi Zot xh.sh, neve na kërkon që t’i përkushtohemi krejt muajit të Ramazanit, në veçanti 10 ditëshit të fundit, ku është edhe nata e Kadrit, në mënyrë që t’i përjetojmë mirësitë e Zotit xh.sh. Unë u them të gjithë besimtarëve tanë, që ky muaj duhet shfrytëzuar, në mënyrë që të jemi më afër porosive të Zotit xh.sh, përmes lutjeve të vazhdueshme, përmes adhurimeve, përmes ndihmave të natyrave të ndryshme ofruar njerëzve në nevojë, përmes leximit të Kur’anit, përmes vizitave te njëri-tjetri, përmes marrjes pjesë për iftare tek njëri-tjetri. Nëse ne e kemi edhe ndonjë zënkë mes vete, për hirë të këtij muaji, duhet ta shtrijmë dorën dhe nuk guxojmë ta kalojmë Ramazanin të hidhëruar me dikë të afërm”, tha Tërnava.

Njëherit, Tërnava tha se ky agjërim ka të bëjë shumë me anën shpirtërore dhe atë psikike të njeriut.

“Ai që fal është gjithherë me Zotin dhe kryen një obligim që porosit Ai. Andaj, gjithë këto të mira që e shoqërojnë muajin e Ramazanit, është një rast i mirë që besimtarët duhet ta shfrytëzojnë”, potencoi Tërnava tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat