​Kurti: Asnjëherë nuk do të konsideroj asnjë model të autonomisë territoriale

Aktuale

​Kurti: Asnjëherë nuk do të konsideroj asnjë model të autonomisë territoriale

Më: 23 mars 2023 Në ora: 13:08
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar që asnjëherë nuk do të konsiderojë asnjë model të autonomisë territoriale.

Kurti ka thënë se për herë të parë që nga fillim i dialogut me Serbinë, normalizimi nuk është pjesë e premtimeve verbale por i atyre me shkrim.

Ai ka thënë se procesi i ri ka sjell një marrëveshje të re për çka Kurti është shprehur i bindur që sjell hapje të re drejt rezultatit përfundimtar.

Për procesin e dialogut, Kurti ka folur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Ajo për të cilën kemi rënë dakord është një trup mandati ligjor i të cilit do të burojë nga konventa kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare të Këshillit të Evropës. Ne jemi të hapur për të kërkuar frymëzim nga shembujt evropian dhe udhëzime nga standardet e praktikave evropiane të cilët nuk janë të bazuara në territorialitet. Ne e kundërshtojmë me vendosmëri dhe forcë etno-nacionalizimin territorial, nuk e duron republika demokratike dhe është në kundërshtim me vlerat dhe bindjet e qeverisjes sonë progresiste. Siç kërkohet nga obligimet tona, do të fillojmë një proces të gjerë konsultimesh, edhe brenda Kosovës edhe me partnerët tanë, edhe me komunitetin jo shumicë serb, edhe me pakicat e tjera, të cilët janë këtu në Kosovë, në mënyrë që të vazhdojmë të diskutojmë në mënyrë më gjithëpërfshirëse për këtë çështje. Unë kurr, e përsëris, kurr, që do të thotë asnjëherë, askund, nuk do ta konsideroj asnjë model të autonomisë territoriale”, ka thënë Kurti.

Ndërsa për kishën ortodokse serbe, Kurti ka thënë se nuk ka asgjë të re veçse konfirmim i garancive që tashmë ekzistojnë në sistemin kushtetues e ligjor të Kosovës.

Kurti: Për kishën ortodokse nuk do të hyjmë në dialog me qeverinë e Serbisë

Ne gjithashtu kemi marrë përsipër të formalizojmë statusin e kishës ortodoske serbe në Kosovë dhe të ofrojmë një nivel të lartë mbrojtje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore në përputhje me modelet ekzistuese evropiane. Ta themi të vërtetën atë që ne të gjithë e dimë, se modelet tona ekzistuese në këtë drejtim i tejkalojnë shumë përvojat evropiane. Megjithatë, statusi nuk është, konsiderohet, i rregulluar dhe unë nuk kam arsye që ta shmang dialogun me krerët e kishës ortodokse serbe për këtë qëllim, nuk do të hyjmë në dialog me qeverinë e Serbisë për këtë temë. Kjo nuk do të përbëjë asgjë të rem, thjesht konfirmim i atyre garancive që tashmë ekzistojnë në sistemin tonë kushtetues e ligjor”, ka ai.

Kurti ka thënë se Bashkimi Evropian do t’i shtojë angazhimet sipas marrëveshjes dhe aneksit në kushtet për avancimin drejt integrimit të mëtejmë në BE.

Kurti: Mosnënshkrimi i marrëveshjes nga Serbia nuk i ulë detyrimet nga Bashkimit Evropian

“Me të drejtë dikush mund të theksoj faktin që Serbia nuk e ka nënshkruar marrëveshjen, ata thonë për arsye të brendshme, por kjo nuk i ulë detyrimet ndaj Bashkimit Evropian, pra ne kemi marrëveshje pa çka se ajo nuk është nënshkruar sepse pala tjetër ka refuzuar ta nënshkruaj. Kujtoni se Kosova e ka ofruar nënshkrimin e marrëveshjes bazë tashmë më 27 shkurt në Bruksel, Serbia mundi ose nuk donte ta bënte, ne ende e kemi të hapur ofertën për ta nënshkruar bashkërisht këtë marrëveshje dhe do të vazhdojmë të mbajmë të hapur një ofertë të tillë. Përballë Serbisë e cila nuk donte ta nënshkruante, Bashkimi Evropian gjeti një mënyrë për të regjistruar marrëveshjen përmes një konfirmimi nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, me pëlqimin paraprak të palëve, kjo duhet të përforcohet më tej nga konkluzionet e Këshillit Evropian”, ka thënë ai.

Sipas kryeministri Kurti, në planin afatgjatë Kosova është më mirë me këtë marrëveshje.

“Detyrimet ndërmjet palëve bazohen në parimin e pëlqimit dhe mirëbesimit në të drejtën ndërkombëtare dhe gjithashtu do të bazohen si një mbrojtje shtesë në standardet e Bashkimit Evropian. Në një mënyrë jo konvencionale por Bashkimi Evropian do të duhej të gjejë mekanizmin për ta bërë marrëveshjen plotësisht ligjërisht, ndëkombëtarisht të detyrueshme. Në këtë pikë dëshiroj të diskutoj haptas me ju nëse kjo marrëveshje duhet të ratifikohet në kuvend edhe kur. Siç mund ta keni vënë re, disa nga aleatët tanë, janë aq të shqetësuar për rrugën e gabuar të Serbisë, sa që po i shohin nëpër gishta nganjëherë edhe me një sy apo edhe më shumë mbyllur. Ata nuk do ta kishin toleruar një sjellje të tillë nga asnjë vend tjetër që kërkon anëtarësim dhe ndonjëherë e pyes vetën se kush po mundohet ta tërheq kë më shumë. Nuk na pëlqen aspak kjo dinamikë por pylli nuk duhet të ofrohet për shkak të pemëve”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se shtetet që bashkëpunojnë do të marrin një nxitje në procesin e tyre përkatës të pranimit në Bashkim Evropian.

Ndërsa ka theksuar se mosrespektimi i detyrimeve do të sjell të kundërtën.

Kurti: Aleatët tanë duan ta sjellin Serbinë drejt Evropës, a do ta arrijnë një gjë të tillë, unë nuk kam shumë shpresë

“Sinqerisht, aleatët tanë duan ta sjellin Serbinë drejt Evropës, se a do ta arrijnë një gjë të tillë, unë nuk kam shumë shpresë. Procesi i ri ka sjellë një marrëveshje të re dhe jam plotësisht i bindur se sjell një hapje të re drejt rezultatit përfundimtar. Marrëveshja bazë për rrugën e normalizimit të mardhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmban vetëm 11 nene dhe një preambulë dhe aneksi shton 12 pika të tjera. Ja vlente mundimi pasi arritëm diçka të rëndësishme dhe të pakthyeshme, marrëveshja bazë konfirmon se marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës do të zhvillohen në bazë të kartës se Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha të drejtave themelore që karakterizojnë një shtet të konsoliduar ndëkombëtarisht dhe sovran e me integritet territorial. Serbia ka pranuar ta trajtojë Kosovën si anëtare të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare. Me marrëveshjen, Serbia është zotuar gjithashtu që të mos kërcënojë me përdorimin e forcës dhe t’u jap fund mosmarrëveshjeve me mjete paqësore. Ajo e ka pranuar këtë megjithëse unë ende nuk do t’i besoja plotësisht Serbisë për këtë”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat