Zëdhënësi i VV-së sulmon Kushtetuesen pas vendimit për KPK-në: Nuk mund ta kthejnë mbrapshtë, 14 shkurtin 2021

Aktuale

Zëdhënësi i VV-së sulmon Kushtetuesen pas vendimit për KPK-në: Nuk mund ta kthejnë mbrapshtë, 14 shkurtin 2021

Më: 24 mars 2023 Në ora: 22:44
Arlind Manxhuka

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila e shpalli anti-kushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Në përpjekje të dëshpëruar për të kundërshtuar vendimin, Manxhuka tha se “ata mund të sabotojnë reformat në drejtësi por nuk mund mund ta kthejnë mbrapsht 14 shkurtin 2021”.

Sipas zëdhënësit të partisë në pushtet, 14 shkurti 2021 shënon datën e përcaktimit të vullnetit të popullit për drejtësi. Ai gjithashtu u shpreh se edhe pse disa mund të tentojnë të sabotojnë dhe vonojnë reformat në drejtësi, ata nuk mund ta kthejnë mbrapshtë këtë datë historike për drejtësinë në Kosovë.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e ka shpallur anti-kushtuetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, për të cilin Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kishin kërkuar vlerësim të kushtetutshmërisë.

Aktgjykimi tashmë është publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese, ku janë dhënë edhe arsyetimet rreth këtij vendimi.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abeard Tahiri ka thënë për Nacionalen se ky Ligj ishte në shpërputhje me Kushtetuesen dhe njëherit e cënonte rëndë punën e Prokurorit të Shtetit.

Në anën tjetër edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi e ka cilësuar vendimin e Kushtetueses si të pritshëm dhe të drejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat