“Alarmon” Geci: LDK është më keq se para 8 viteve, ja kush mund ta shpëtojë nga SHIK-u dhe shërbimet tjera

Aktuale

“Alarmon” Geci: LDK është më keq se para 8 viteve, ja kush mund ta shpëtojë nga SHIK-u dhe shërbimet tjera

Nga: N.E Më: 29 mars 2023 Në ora: 12:02
Analisti politik, Halil Geci

Analisti politik, Halil Geci, thotë se shqetësimi i tij para tetë viteve për ta shpëtuar Lidhjen Demokratike të Kosovës nga fundosja, kishte rënë në vesh të shurdhër.

Ai shprehet se situata është e njëjtë, por edhe me keq se para 8 viteve.

Geci ka rikthyer në kujtesë shkrimin e tij të datës 28.03.2015, ku kishte shkruar rreth “shpëtimit nga SHIK-u dhe shërbimeve tjera në LDK, që ishte shpresa dhe besa e Kosovës”.

Analisti ishte shprehur se dëshira e të parit të LDK-së, në atë kohë Isa Mustafës, që sipas tij, ishte njeri me të kaluar të dyshimtë, ishte sistemi serb argat i marrjes së autonomisë dhe i mbrojtjes së Kosovës e Metohisë krah për krahë me pushtuesin.

“Na jep të mendojmë se ky njeri na paska qenë ulur këmbë kryq me krimin dhe kriminelët. Mu për këtë një numër jo i vogël i elektoratit të LDK-së është i depresionuar dhe i irrituar pa masë duke menduar se LDK-ja ishte besa dhe shpresa e tyre. Kur panë se LDK u lidhë për të bashkëjetuar me krimin, ata morën rrugën, ikën për Hungari”, kishte shkruar Geci.

Ai në shkrim kishte përmendur koalicionin me PDK-në si sinjal që institucionet janë të kapura me SHIK-un.

“ Të nderuar rugovistë, me veprimet e të parit të LDK-së për të bërë koalicionin e fundit me PDK-në, rugovistët morën një përgjigje të saktë nga LDK-ja dhe kreu i saj, që ka zgjedhur të bashkëjetojë me krimin dhe njerëzit që kriminalizuan Kosovën. Vlerësimi i deklaratës së ish kryeministrit dhe ministrit të brendshëm si njeri shumë i fuqishëm brenda PDK-së, që dikur ishte i fuqishëm edhe në LDK. Janë për t’u vlerësuar si të sakta këto deklarata që japin sinjal shumë të rëndësishëm se Baca Bajram nuk dëshiron të dalë nga kjo botë me dogmën e tradhtarit. Ai dha sinjalin e duhur se të gjitha të këqijat kanë ndodhur dhe po ndodhin nga këto strukturat e dëmshme për Kosovën. Ai dha sinjalin se institucionet e shtetit janë të kapura nga SHIK-u”, vazhdoi Geci në shkrimin e tij.

Sipas Gecit, Fatmir Sejdiu ishte më i miri dhe gabimet e tij nuk kishin peshë për situatën e ndodhur, kësisoj ai do të duhej të vihej në krye.

Sipas tij, dikush do të duhej t’i dilte të keqes para me argumente dhe ta shpëtojnë LDK-në nga kapja e SHIK-ut që e ka emrin Kadri dhe Hashim, të dyshuarit për vrasje dhe zhdukje të pamëshirshme të elitës së LDK-së.

Geci ka përmendur edhe argumente për deklarata të tij.

Shkrimi i tij i plotë i postuar:

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat