Bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën është i mundur sipas kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.
Ai ka treguar tri kushte për mundësinë e bashkimit të asaj treve me Kosovën.
Mirëpo, Arifi të rëndësishme e konsideron të ketë mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.
“Shkëmbimin e territoreve, e kam vendosur gjithmonë në tre kushte. Mirëpo, me tre kushte, e para, në qoftë se vlen për komplet Luginën e Preshevës, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, në kufijtë kadastrale të tyre. E dyta, në qoftë se nuk ndahemi në gjysmë, një pjesë të shkojë me Kosovën, e një pjesë të mbesë në Serbi. Ndërsa, i treti kusht ka qenë në rast që ndërkombëtarët janë dakord me këtë. Për ne është vitale ta kemi mbështetje ShBA-në dhe BE-në”, deklaroi Arifi.
Andaj, Arifi tha se ideja ka qenë që Lugina e Preshevës të përfshihet në Republikën e Kosovës.