Nuk mund të paguajnë faturat e mbeturinave, Avokati i Popullit tregon gjendjen alarmante të komuniteteve në Mitrovicë

Aktuale

Nuk mund të paguajnë faturat e mbeturinave, Avokati i Popullit tregon gjendjen alarmante të komuniteteve në Mitrovicë

Më: 30 mars 2023 Në ora: 16:47
Mbeturinat

Mbeturinat në Mitrovicë të familjeve nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian nuk po bëhet nga kompania e kontraktuar nga Komuna e Mitrovicës së Jugut, për shkak që banorët e kanë të pamundur pagesën e faturave për shkaqe ekonomike.

Sot, ekipi i Institucionit të Avokatit të Popullit, kanë mbajtur një takim me qytetarët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në qytetin e Mitrovicës si dhe kanë vizituar disa familje nga këto komunitete, ku më afër janë njohur me sfidat dhe shqetësimet e tyre.

Në një njoftim, Avokati i Popullit, bën të ditur se çështja e mbeturinave është tejet shqetësuese për këta qytetarë, pasi që kompania e kontraktuar nga komuna nuk po bën mbledhjen e mbeturinave të tyre si pasojë e mospagesave të faturave.

“Çfarë është shqetësuese dhe që kërkon veprim urgjent të autoriteteve, qoftë atyre komunale por dhe të atyre qendrore, është prezenca e madhe e mbeturinave në rrugë por edhe brenda podrumeve dhe hyrjeve të banesave kolektive, të cilat paraqesin rrezik serioz për banorët. Bartja e mbeturinave, sipas banorëve nuk bëhet nga kompania e kontraktuar nga Komuna e Mitrovicës së Jugut, për shkak që banorët e kanë të pamundur pagesën e faturave për shkaqe ekonomike.”, shkruan në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat