Pacolli del në përkrahje të marshit që do të organizohet për ish-krerët e UÇK-së

Aktuale

Pacolli del në përkrahje të marshit që do të organizohet për ish-krerët e UÇK-së

Më: 30 mars 2023 Në ora: 17:39
Kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli

Kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka dalë në përkrahje të marshit për drejtësi, i cili ka për qëllim mbështetjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

Pacolli përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “si kosovarë nuk mund të heshtin kur mbahen në paraburgim për dy vjet e gjysmë”.

“Kjo bëhet më e vështirë kur krerët e gjenocidit që serbët bënë në Kosovë janë liruar nga Tribunali i Hagës dhe disa prej tyre kanë qëndruar në Beograd gjatë procesit.” – tha ai.

Tutje, Pacolli ka shkruar si vijon: “Për këtë të dielen, përkrahi fuqishëm marshin për drejtësi, sepse nuk mund të heshtim kur po na sulmlohet historia, kur gjykohet lufta jonë për liri dhe pavarësi dhe kur ata që bënë gjenocidin në Kosovë sot ecin të lirë në Beograd dhe drejtojnë çdo instancë shtetërore. në Serbi”.

Ndërkohë, përveç organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, mbështetje marshit i kanë dhënë edhe disa parti opozitare.

Përmes një komunikate për media, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë me dije se e mbështet ketë marsh. “Ne gjithmonë kemi besuar në pafajësinë e pjesëtarëve të UÇK-së dhe në vlerat e lirisë dhe e kemi mbështetur drejtësinë ndërkombëtare me qëllim të pastrimit të luftës së drejtë të popullit shqiptar për liri. Të marshosh për drejtësi, është e drejtë dhe vlerë demokratike dhe ne gjithmonë do jemi në shërbim të vlerave dhe të drejtësisë!”, është thënë në komunikatën e AAK-së.

Po ashtu, në mbështetje të marshit ka dal edhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat