Shahini falënderon bizneset që iu përgjigjen ftesës së AKB-së për të marshuar në përkrahje të çlirimtarëve

Aktuale

Shahini falënderon bizneset që iu përgjigjen ftesës së AKB-së për të marshuar në përkrahje të çlirimtarëve

Më: 2 prill 2023 Në ora: 21:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Aleancës së Bizneseve të Kosovës (AKB), Agim Shahini, ka falënderuar përfaqësuesit e bizneseve të Kosovës.

Të cilët iu përgjigjën ftesës së AKB-së për të marshuar sot në Prishtinë në solidarizim me ish-krerët e UÇK-së, të po gjykohen në Hagë.

Sot marshuan mbi 100 mijë shqiptarë, lirinë e gëzojnë mbi 1.7 milion kosovarë. E padrejtësisht po gjykohen 7 Çlirimtarë”.

“Faleminderit bizneseve të Kosovës që iu përgjigjen ftesë së Aleancës Kosovare të Bizneseve për të qenë bashkë në përkrahjen e Çlirimtarëve”, ka shkruar Shahini, në faqen e tij në Facebook, ku ka shpërndarë dhe disa fotografi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat