Vdes punëtorja e Spitalit të Pejës

Aktuale

Vdes punëtorja e Spitalit të Pejës

Më: 3 prill 2023 Në ora: 09:09
Zelfije Kelmendi

Spitali i Pejës ka njoftuar për vdekjen e punëtores Zelfije Kelmendi.

Sipa njoftimi, varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit në ora 14:00.

“Ti si Menaxhere e Prokurimit dhe shembull të punëtores profesionale, që vije e para dhe delshe e fundit nga puna. Ti ishe një kolege e afërt me të gjithë dhe me ty ishte kënaqësi të punoje.” – thuhet ndër të tjera në njoftim.

Postimi i plotë:

Të tronditur e të pikëlluar thellë nga vdekja jote e shpejtë Zelfije Kelmendi.
Ti si Menaxhere e Prokurimit dhe shembull të punëtores profesionale, që vije e para dhe delshe e fundit nga puna. Ti ishe një kolege e afërt me të gjithë dhe me ty ishte kënaqësi të punoje.
Vdekja të morri shpejtë dhe herët nuk të la as të arrish pensionin, e ne si Institucion humbëm kolegen perfekte dhe profesionisten e madhe.
Pusho e qetë Zelfije, NE asnjëherë nuk do të harrojmë.
Varrimi i së ndjerës bëhet sot në varrezat e qytetit, në ora 14.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat