Djali i Kadri Veselit falenderon shqiptarët për përkrahjen masive për ish-krerët e UÇK-së

Aktuale

Djali i Kadri Veselit falenderon shqiptarët për përkrahjen masive për ish-krerët e UÇK-së

Më: 3 prill 2023 Në ora: 14:31
Klestor Veseli

Djali i Kadri Veselit, Klestori, ka shpehur mirënjohje ndaj shqiptarëve për përkrahjen masive që iu kanë dhënë ish-krerëve të UÇK-së në marshin në Prishtinë dhe atë në Hagë.

Klestori ka qenë sot prezent në protestën e mbajtur në Hagë, ku kanë marrë pjesë mijëra mergimtarë nga Austria, Gjermania, Zvicra e vende të tjera.

“Faleminderit të gjithë shqiptarëve që masivisht u solidarizuan me prindërit tanë, si dje në Prishtinë, ashtu dhe sot në Hagë! Malli për babain lehtësohet nga krenaria për të kur e shohim një përkrahje kaq të madhe.

Krenar me UÇK-në. Faleminderit të gjithëve! Zoti qoftë me ju”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat