Raporti i Dick Martyt: Rama njofton se janë mbledhur nënshkrimet për mocionin për rezolutë të re në Këshill të Evropës

Aktuale

Raporti i Dick Martyt: Rama njofton se janë mbledhur nënshkrimet për mocionin për rezolutë të re në Këshill të Evropës

Më: 3 prill 2023 Në ora: 15:37
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një njoftim të rëndësishëm në Facebook pikërisht në ditën kur nisi gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Rama me shkronja të mëdha shkroi se janë mbledhur firmat (nënshkrimet) në Asamblenë e Këshillit të Evropës për Mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e vitit 2011 ku ngriteshin akuzat e rënda ndaj UÇK-së, mes tjerash edhe për trafikim organesh.

“Rruga e Drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por drejtësia do të triumfojë në fund fare, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare,” – shkroi z. Rama në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, dje është mbajtur edhe marshi për ish- ushtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat