Gjyqi ndaj Thaçit, familjari e shoku i tij refuzojnë ta shohin seancën

Aktuale

Gjyqi ndaj Thaçit, familjari e shoku i tij refuzojnë ta shohin seancën

Më: 3 prill 2023 Në ora: 20:21

Qetësia dhe krenaria mbizotëronin në Burojë të Skenderajt në gjykimin e Hashim Thaçit dhe krerëve të UÇK-së. Disa ishin të nervozuar me deklaratat e prokurorisë.

Kishte edhe pak minuta deri në orën 09:00, kur do të fillonte gjykimi ndaj bashkëfshatarit të tyre.

Kjo ishte arsyeja pse në atë kohë askush nuk shihej në rrugët e fshatit Burojë të Skënderajt.

Edhe në oborrin e shtëpisë së prindërve të Hashim Thaçit, përveç mediave nuk ishte askush.

Mbështetje shihej edhe nga fqinjët e tij.

Kurse një familjar i Hashim Thaçit, nuk kishte dashur të dëgjonte siç thotë ai shpifjet e prokurorit në Hagë.

Andaj, Hilmi Thaçi kishte dalë për ajër të pastër, e më vonë edhe do të shkonte tek Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit.

Seancën e Hagës në fshatin Likoc kishte dalë ta ndjek edhe shoku i klasës e bashkëluftëtarit të tij në 99-tën, Arif Aliu.

Por çka mendon ai dhe cilat janë emocionet me fillimin e gjykimit të shokut të tij?

Aliu tregon se ishin pikërisht krerët e UÇK-së që janë në Hagë, ata që vazhdimisht thirrën për luftë të pastër.

Mallin dhe stresin që i dha seanca, doli ta heq pak edhe Mursel Shala.

Ish-arsimtari i komandant “Gjarprit”, erdhi në shkollën ku ish-drejtorit politik të UÇK-së i dha mësim.

Aty ai tregon se si e priti seancën dhe akuzat e prokurorisë.

Shala tregon se ish-presidenti ishte i urtë e nxënës i mirë, por kurrë nuk kishte vërejtur aktivitetin e tij.

Ajo çka vërehej në gjithë Skenderaj, ishte besimi që pafajësinë e liderëve të UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat