Avokatja e akredituar e Speciales: Besoj se procesi gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së do të zgjasë shumë

Aktuale

Avokatja e akredituar e Speciales: Besoj se procesi gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së do të zgjasë shumë

Më: 4 prill 2023 Në ora: 22:54
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi

Në Hagë ka nisur të hënën procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ish-krerët e UÇK-së u përshkruan si krijues të një “ndërmarrje të përbashkët kriminale” nga Zyra e Pokurorit të Specializuar. ZPS i bëri përgjegjës ata për vrasjen e 102 personave që u tha se konsideroheshin tradhtarë.

Këto pretendime të Prokurorisë i ka hedhur poshtë sot mbrojtja e të akuzuarve.

Lidhur me këtë ka folur avokatja e akredituar e Speciales, Fehmije Gashi-Bytyqi.

Ajo tha se gjykimi i tyre do të zgjasë shumë.

Sipas avokates, mandati i këtij procesi i takon gjykatës të vendosë për çfarë janë të akuzuar ish-krerët të UÇK-së.

“Nuk mund ta kontestojmë një proces deri sa vet ata përveç, Rexhep Selimit të cilët vetë këta e kanë aprovuar këtë ligj dhe janë shkuar në mënyrë vullnetare dhe shpresojnë dhe besojnë që pastërtia e tyre ligjore do të dëshmojë”.

“Gjykata e ka këtë mandat dhe duhet t’ia lëmë që ajo të vendosë në fund për çfarë janë të akuzuar. Unë besoj që do të zgjatë shumë ky proces se prej kohës që janë ngritur aktakuzat ka ndodhë një vonesë e gjatë. Ka shumë dëshmitarë dhe do të zgjasë shumë krejt ky proces”, u shpreh Gashi-Bytyqi.

Gashi-Bytyqi tha se nuk është momenti të përcaktohet se ky proces është politik apo jo.

Avokatja tregon më shumë detaje lidhur me vijimin e procesit.

“Në këtë moment nuk mund të them a është proces politik apo jo kjo është vetëm paraqitje e provave. Provat të cilat do të kenë të drejtë të jenë të ofruara nga prokurori, atëherë kanë drejtë t’i kundërshtojë dhe t’i argumentojë mbrojtësja e të akuzuarve e në anën tjetër kanë të drejtë edhe të paraqesin prova të reja, tani është shumë herët ta dimë se cili do të jetë epilogu i këtij gjykimi”, theksoi Gashi-Bytyqi.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi i dëgjuan akuzat e përzgjedhura nga Prokuroria në ditën e parë të gjykimit në Hagë. Prokurorët njëri pas tjetrit u munduan ta dëshmonin për strukturën organizative dhe hierarkinë në UÇK, duke i bërë përgjegjës katër ish-udhëheqësit e luftës për vrasjen e mbi 100 personave e keqtrajtimin e anëtarëve të LDK-së dhe atyre që u tha se konsideroheshin si tradhtarë.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat