Mbrojtja: Provat e ZPS-së nuk mund ta lidhin Krasniqin me asnjë krim të pretenduar

Aktuale

Mbrojtja: Provat e ZPS-së nuk mund ta lidhin Krasniqin me asnjë krim të pretenduar

Më: 5 prill 2023 Në ora: 11:14
Venkateswari Alagendra

Mbrojtja e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi në deklaratën hyrëse deklaroi se provat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar nuk mund ta lidhin Jakup Krasniqin me asnjë krim të pretenduar.

Avokatja e Krasniqit, Venkateswari Alagendra deklaroi se ish-zëdhënësi i UÇK-së nuk kishte kompetenca apo përgjegjësi që kërkon t’ia ngarkoj ZPS-ja.

Alagendra: Ai nuk kishte kompetenca apo përgjegjësi që kërkon t’i ngarkoj ZPS

“Provat e Prokurorisë do të tregojnë rolin e vërtet të zotëri Krasniqi, ai nuk kishte kompetenca apo përgjegjësi që kërkon t’i ngarkoj ZPS as aktivitet e tij publike nuk mund të lidhen me asnjë krim që pretendohet prej Prokurorisë. Në fund gjatë periudhës 18 mujore të aktakuzës dhe në më shumë se 40 vende aktakuza vetëm pretendon se zotëri Krasniqi personalisht ka marr pjesë në krime në tri raste, në të tri rastet provat do të tregojnë se ZPS ka gabuar. Gabimi i dytë i prokurorisë është insistimi i saj se Jakup Krasniqi ishte përgjegjës për krimet nga të cilat ai ishte gjeografikisht i largët”, tha ai.

Avokatja Alagendra u shpreh se Krasniqi nuk ka qenë në marrëdhënie hierarkike dhe as nuk kishte aftësi për të kontrolluar në mënyrë efektive ndonjë luftëtar.

Sipas mbrojtjes ZPS pretendon se UÇK ishte më e organizuar se sa ajo ishte në fakt, por që sipas tyre provat po ashtu do të tregojnë se ajo ishte thjeshtë një fantazi.

Alagendra: Ai nuk kishte aftësi për të kontrolluar në mënyrë efektive ndonjë luftëtar

“Ai nuk ka qenë në marrëdhënie hierarkike me autorët fizik të krimeve, ai nuk kishte aftësi për të kontrolluar në mënyrë efektive ndonjë luftëtar për të mos folur fare ata që do të ishin larg gjeografikisht dhe që nuk ishin të lidhur me punën të përditshme si zëdhënës. Një simptomë tjetër e natyrës të papërqendruar të kësaj çështje që Prokuroria nuk e shpjegon është mënyra se si propozon të shpjegoj që ai kishte aftësinë ose pushtetin që të parandalonte ose që të ndëshkonte një sërë krimesh që pretendohen që të jenë kryer në vend shtet tjetër. Pika e tretë ose gabimi i tretë i Prokurorisë është ajo mbivlerëson tërësisht organizimin e UÇK-së. Prokuroria parashtron një teori të pabazuar se UÇK ishte më e organizuar se ajo ishte në fakt e organizuar, provat do të tregojnë se kjo teori ishte thjesht një fantazi një teori që injoron realitetin në terren”, theksoi ai.

Alagendra po ashtu shprehu besimin se trupit gjykues do të sheh që Prokuroria e Specializuar ka dështuar në mënyrë të dukshme në përpjekjet për të provuar çështjen kundër ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Mbrojtja e Krasniqit ka treguar sot për funksionin e klientit të saj si zëdhënës i UÇK-së i cili në këtë pozitë u emërua në qershor të vitit 1998.

Sipas avokates së ish-kryeparlamentarit, Krasniqi prokuroria po e keqkupton ose qëllimshëm e ka keq përfaqësuar rolin personal të vetë Krasniqit.

Alagendra: Prokuroria e keqkupton ose qëllimisht e keq përfaqëson rolin personal të Krasniqit

“Gabimi i parë të nderuar gjykatës është që prokuroria e keqkupton ose qëllimisht e keq përfaqëson rolin personal të zotëri Krasniqit. Në qershor të vitit 1998 zotëri Krasniqi u emërua si zëdhënës, ai nuk kishte asnjë rol të përcaktuar para asaj kohe ashtu siç nuk ishte as edhe një shtab i përgjithshëm në atë kohë në kuptimin e plotë të fjalës. Megjithatë nga qershori i vitit 1998 zotëri Krasniqi ishte zëdhënës...Zëdhënësit nuk përfshihen në çështje operacione ushtarake, roli i tyre është kontakti dhe marrëdhëniet me publikun. Ky ishte pikërisht roli që ka luajtur zotëri Krasniqi në atë kohë, këtu me respekt dua t’iu sjell diçka në vëmendje. Ju do të dëgjoni dëshmitar që flasin për strukturën e UÇK disa prej të cilëve nuk kanë as një bazë të historive të tyre të supozuara përtej thashethemeve apo spekulimeve të painformuar. Do të dëgjoni edhe dëshmitar që do flasin për Krasniqin edhe pse ata dinë vetëm emrin e tij, apo e kanë parë në televizion apo medie apo vite pas përfundimit të konfliktit. Ne jemi të bindur se ju të nderuar gjykatës do t’i analizoni provat dhe do të hidhni poshtë ato prova që nuk kanë bazë në njohuritë aktuale ose që bazohen në hamendësime”, u shpreh ajo.

Mbrojtja e Krasniqi u shpreh se Jakup Krasniqi si zëdhënës i UÇK-së nuk ishte përgjegjës për të gjitha komunikatat pasi disa prej tyre nxirreshin edhe nga zonat operative.

Sipas avokates së Krasniqit, Alagendra dokumentet e gjetura në shtëpinë e Jakup Krasniqit nuk i bënë ato autentike.

Alagendra: Gjetja e dokumenteve në shtëpinë e Krasniqi nuk i bënë ato autentike

“Dy ditë më parë prokuroria parashtroi vazhdimisht se gjatë kërkimit në shtëpinë e zotëri Krasniqi janë gjetur dokumente të caktuar anëse këto dokumente janë gjetur në këtë mënyrë dhe keqpërdorimi i kërkimit është përpara jush kjo nuk vërteton automatikisht përtej dyshimit të arsyeshëm se zotëri Krasniqi është autor i këtyre dokumenteve ose ai zotëronte këto dokumente në kohën materiale. Thjeshtë gjetja e këtyre dokumenteve në shtëpinë e tij nuk I bënë ato autentike”, tha ajo.

Gjatë kësaj seance gjyqësore para trupit gjykues do t’i drejtohet me një deklaratë edhe Jakup Krasniqi, për çka mbrojtja e tij kërkoi kohë 25 minuta për fjalimin e tij.

Gjatë ditës së djeshme para trupit gjykues deklaratat hyrëse i kanë dhënë mbrojtja e ish-presidentit, Hashim Thaçit, ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi. Gjithashtu nga një deklaratë pa betim, të martën e ka dhënë edhe ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi.

E gjatë ditës së hënë deklaratën hyrëse në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të cilët po akuzohen për krime lufte, e ka dhënë edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat