Ekspertja e OKB-së: Kosova të sigurojë drejtësi për gazetarët e vrarë

Aktuale

Ekspertja e OKB-së: Kosova të sigurojë drejtësi për gazetarët e vrarë

Më: 6 prill 2023 Në ora: 20:13
Foto ilustrim

Kosova duhet të vazhdojë punën për forcimin e lirisë së medias, tha të enjten ekspertja e pavarur e OKB-së për të drejtat e njeriut, Irene Khan.

Ndërsa përshëndeti “peizazhin pluralist mediatik” në Kosovë, ajo inkurajoi autoritetet që të vazhdojnë të forcojnë lirinë e medias.

“I bëj thirrje autoriteteve që të zbatojnë plotësisht ligjin për gjuhët dhe i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të sigurojë mbështetje adekuate për mediat e pavarura në gjuhën serbe”, tha ajo pas një vizite që i bëri Kosovës ditë më parë.

Ajo shtoi se Kosova duhet të përfundojë hetimet për vrasjet e kaluara dhe zhdukjet me forcë të gazetarëve dhe të sigurojnë drejtësi.

Rreth Raportuesve të OKB-së

Raportuesit e posaçëm caktohen nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut për të monitoruar dhe raportuar mbi situata specifike të vendit ose çështje tematike.

Këta ekspertë punojnë në baza vullnetare dhe shërbejnë në kapacitetin e tyre individual.

Ata nuk janë staf i OKB-së dhe nuk marrin pagesë për punën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat