Limaj: Avokati im Karim Khan lëshoi urdhërarrest për Putinin

Aktuale

Limaj: Avokati im Karim Khan lëshoi urdhërarrest për Putinin

Më: 6 prill 2023 Në ora: 22:07
Fatmir Limaj

Kreu i NISMA-së, Fatmir Limaj ka treguar se gjatë përballjes së tij me drejtësinë ndërkombëtare, Gjykata ia kishte caktuar pas nëntë muajve avokat, britanikun Karim Khan i cili këtë vit ka lëshuar urdhërarrest për presidentin rus, Vladimir Putin.

Karim Khan para një viti ishte emëruar Kryeprokuror i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC).

9 muaj nuk kam pasur as vokat. Avokati që më caktoi Gjykata, sot i ka ngritur urdhërarrest Putinit për krime lufte”, tha Limaj.

“Unë disa muaj s’kam pasur avokat. Nëntë muaj. Se kemi ditë asnjë sen. S’kemi ditë ku jemi. Karim Khan mu më është caktuar nga gjykata. Nuk kam besuar. Kur kam shku unë, kam thanë ishalla jemi të parët dhe të fundit.”, tha Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat