Klinaku paralajmëron Kurtin për pensionet e veteranëve: Na ke në protestë sapo të dalë Ligji në votim

Aktuale

Klinaku paralajmëron Kurtin për pensionet e veteranëve: Na ke në protestë sapo të dalë Ligji në votim

Më: 7 prill 2023 Në ora: 10:01
Faton Klinaku

Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVL-UÇK-së ka shfaqur zemërimin e tij si me krijimin e Gjykatës Speciale ashtu edhe me ligjin për pagën minimale.

Klinaku ka thënë se Gjykata Speciale nuk është dashur të formohet kështu, është dashur të formohet një gjykatë që do ti dënonte të gjithë krimet në Kosovë, sepse Serbia është ajo që ka bërë krim dhe nuk gjykohet nga kjo gjykatë.

Po ashtu Klinaku ka folur edhe për ligin për pagën minimale.

Ai ka thënë se ne vazhdimisht e kemi thënë se ne momentin kur ligji del në lexim të dytë ne do të protestojmë të Kuvendit, dhe ne kërkojmë që të mbetet në fuqi ligji që ka qenë, që i lidh veteranët me pagën minimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat