Rasti i bixhozit ilegal, regon avokatja Mulhaxha: Vendim skandaloz

Aktuale

Rasti i bixhozit ilegal, regon avokatja Mulhaxha: Vendim skandaloz

Më: 8 prill 2023 Në ora: 12:30
Aurora Mulhaxha

Krimi për të cilin u paraburgosen 10 kosovare, sipas Prokurorisë funksionon kryesisht online. Por, kur vije puna tek mbledhja e parave, pastaj implikohet një grup i madh njerëzish nga Kosova e Shqipëria.

Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetë persona për shkak të dyshimit se personat e dyshuar kanë qenë të përfshirë në veprat penale ‘krim i organizuar’, ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Avokatja e Artan Mazrekajt, Aurora Mulhaxha ka reaguar në lidhje me rastin duke thënë se vendimi për paraburgim është skandaloz.

Sipas saj, hetimet ndaj Mazrekajt, vepra penale e cila e ngarkon nuk ka te beje fare me veprimet reale te të tij.

Ajo thotë se atij i është caktuar masa e paraburgimit pa asnjë provë të vetme që vërteton se ai ka kryer veprën penale.

Reagimi i plotë:

Si avokate e te pandehurit Artan Mazrekaj, sot me dt.08.04.2023 kam parashtru ankese ndaj vendimit per caktimin e mases se paraburgimit, si vendim skandaloz. Hetimet ndaj te mbrojturit tim, vepra penale e cila e ngarkon nuk ka te beje fare me veprimet reale te te mbrojturit tim.

Te njejtit i eshte caktu masa e paraburgimit pa asnje prove te vetme qe vertetohet dyshimi i bazuar se i njejti ka kryer vepren penale, por eshte vertetu dyshim i supozuar se kishte per te kryer vepren penale Pjesèmarrja ose Organizimi i Grupit Kriminal tè Organizuar nga neni 277 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 31 te KPRK, ku per te egzistuar si veper duhet te ishte provuar se i njejti organizon, themelon, mbikëqyr, menaxhon ose drejton veprimtaritë e grupit kriminal të organizuar, ku me asnje prove te vetme perpos qe i njejti eshte gjetur si sherbyes ne lokal nuk ka ngarkese tjeter qe vertetohen elementet e vepres penale.

I mbrojturi im dyshohet se vepren penale e ka kryer ne bashkryerje, Prokuroria nuk ka asnje prove direkte ne kete faze hetimore se i mbrojturi im me dy apo më shumë persona së bashku kan kryer veprën penale duke marrë pjesë në kryerjen e veprës penale ose thelbësisht duke i kontribuar kryerjes së saj në ndonjë mënyrë tjetër, pasi qe i njejti nuk ka asnje lidhje me personat e listuar ne Aktvendimin per fillimin e hetimeve. Kerkesen dhe Aktvendimin mbi caktimin e mases e kundershtoje ne teresi pasi qe nuk jan plotsuar kushtet e pergjithshme as te veqanta per caktimin e mases se siguris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat