“Nuk po e respekton asnjë ligj të Kosovës”, Tomë Gashi ‘shpërthen’ keq ndaj Speciales – përmend dy të këqija

Aktuale

“Nuk po e respekton asnjë ligj të Kosovës”, Tomë Gashi ‘shpërthen’ keq ndaj Speciales – përmend dy të këqija

Nga: A.M. Më: 11 prill 2023 Në ora: 11:50
Tomë Gashi

Sot në Hagë ka nisur procesi i paraqitjes së provave, përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryekuvendarit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

E ndaj kësaj seance ka reaguar ashpër avokati Tomë Gashi, përcjell “Bota sot”.

Ai kritikoi ashpër Specialen për mbajtjen e seancës, derisa në Kosovë është ditë pushimi.

Gashi tha se kjo vërteton edhe më shumë faktin se kjo gjykatë nuk i respekton ligjet e vendit dhe si e tillë e Kosovës.

Postimi i plotë

Kjo Gjykatë, fatkeqësisht, ka qenë vetëm një ditë Gjykatë e Kosovës – me 3 gusht 2015, kur është votuar Ligji për të! Përveç që nuk ka asnjë shenjë të Republikës së Kosovës, për t’i hyrë në hatër Serbisë, kjo Gjykatë haptazi nuk po e respekton asnjë Ligj të Kosovës, pasi që sot është duke mbajtur gjykimin në rastin e Z. Thaçi, Veseli, Krasniqi, e Selimi. Në këtë rast janë, së paku, dy të këqija: (1) që Gjykata Speciale po mbanë gjykim në ditë feste dhe (2) që ne po festojmë tepër shumë dhe po punojmë tepër pak”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat