“Me flamur nuk hy ne xhenet, me Mercedes, po!”/ Bekteshi ironizon me hoxhën që e “përdhosi” flamurin kombëtar

Aktuale

“Me flamur nuk hy ne xhenet, me Mercedes, po!”/ Bekteshi ironizon me hoxhën që e “përdhosi” flamurin kombëtar

Nga: M.L. Më: 17 prill 2023 Në ora: 16:11
Ramazan Bekteshi

Publicisti dhe veprimtari shqiptar që jeton në SHBA, Ramazan Bekteshi ka komentuar veprimin e hoxhës Mazllam Mazllam nga Prizreni, të cilit iu publikua një video ndërsa shihet duke e përdhosur flamurin kombëtar.

Në një postim në Facebook, Bekteshi e ka ndërlidhur situatën me rastin kur hoxhës iu bë dhuratë një veturë mercedes gjë e cila bëri bujë të madhe në opinion.

Ai ja pyetur se a po e kthen hoxha mercedesin në këtë natë të Madhe të Kadrit për t’i ndihmuar jetimët dhe invalidët e luftës?

“Nëse Hoxha e definon simbolin kombëtar sipas dogmës fetare, lind pyetja, pse ai lejoi të pranoj në mënyrë 'ala franga' dhe publike, solemne, me zbulimin pompoz të stolisur Mercedesin luksoz, sikur të ndodhte në Paris e jo më në Kosovën e varfër , nga Myftiu i Kosovës, që e bënë ngjarjen edhe më spektakolare dhe njëkohësisht edhe tragji-komike”, pyet Bekteshi.

Postimi i plotë:

Hoxha: Me flamur nuk hy ne xhenet, me Mercedes, po!

'Xhemat', Mercedesin a po e kthen hoxha në këtë natë të Madhe të Kadrit dhe me e shit për jetimat , për invalidët e luftës, për ata që e skuqën flamurin dhe Dardaninë me gjak.

Edhe ashtu, imami s'ka nevojë për automobil luksoz në pension, kur shumica e xhematit të tij jeton në skamje të thellë. Hoxha do të duhej edhe njëherë t'a risqaroj punën e flamurit, posaçërisht kur flitet për një imam që paska qenë edhe 'në luftë dhe është marr me çështje humanitare'.

Nëse Hoxha e definon simbolin kombëtar sipas dogmës fetare, lind pyetja, pse ai lejoi të pranoj në mënyrë 'ala franga' dhe publike, solemne, me zbulimin pompoz të stolisur Mercedesin luksoz, sikur të ndodhte në Paris e jo më në Kosovën e varfër , nga Myftiu i Kosovës, që e bënë ngjarjen edhe më spektakolare dhe njëkohësisht edhe tragji-komike.

Pse te dhurata e hoxhës MM u aplikua "qytetërimi" në dorëzimin e Benzit, e te flamuri dogma? Derisa, ne vazhdojmë që t'ia shohim sherrin deklaratave të imamit dhe të merremi në mënyrë kolektive me javë, sikur Kosova mos të kishte halle më përvëluese.

Askënd nuk mund ta amnistojnë as veprat e mira, nëse në një moment të caktuar e mohon dhe përdhos simbolin kombëtar, flamurin!

P.S.

Imami MM që misioni i tij është të qenit mësues, na e poshtëroi keq flamurin kombëtar, sepse duket se arabët kanë pasur më shumë ndikim se mësuesit shqiptar, bile në video ia huq vargjeve të Çajupit "Mëmëdhe quhet toka..." duke e ndërruar me Mjedën. Derisa flamurin kombëtar e abuzonte gjatë gjithë kohës derisa folte, duke e rrudhur e shtrydhur dhe duke e quajtur bezë, arrën, leckë. Ne nuk adhurojmë shqiponja, zogj... me flamur a hyn në xhenet, përfundon hoxha.

Keywords: Mercedes and Paradise

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat