Eurodeputeti holandez: Krenar që e realizuam premtimin e vonuar të BE-së për Kosovën

Aktuale

Eurodeputeti holandez: Krenar që e realizuam premtimin e vonuar të BE-së për Kosovën

Më: 18 prill 2023 Në ora: 13:48
Thijis Reuters

Parlamenti Evropian sot (e mërkurë) ka liberalizuar vizat për Kosovën.

Për këtë ka reaguar eurodeputeti holandez, Thijis Reuters, i cili është raportues për Kosovën në PE – ku u shpreh se më në fund është realizuar një premtim i vonuar për kosovarët.

“Parlamenti Europian jep dritën jeshile përfundimtare për udhëtimin pa viza në BE për Kosovën. Krenar që më në fund e realizuam këtë premtim të vonuar të BE-së për qytetarët e Kosovës.

Ju jeni pjesë e Europës! Tani mund të hapim kapitullin tjetër duke ndërtuar më tej të ardhmen tonë të përbashkët europiane”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat