Gëvalla me delegacion i falënderojnë nga afër eurodeputetët për liberalizimin e vizave

Aktuale

Gëvalla me delegacion i falënderojnë nga afër eurodeputetët për liberalizimin e vizave

Më: 18 prill 2023 Në ora: 22:59
Donika Gëvalla me ekipin

Një delegacion i Kosovës në krye me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kanë qëndruar në Strasburg derisa Parlamenti Evropian e ka miratuar me konsensus liberalizimin e vizave për kosovarët.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) bën të ditur se ky delegacion i ka ndjekur nga afër punimet e kësaj seance. Më pas, Gërvalla e ka organizuar një pritje rasti për eurodeputetët, ku morën pjesë përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare prezente në Parlamentin Evropian.

Ministrja e i falënderoi shumë eurodeputetët për kontributin e tyre në përmbylljen e këtij procesi të vizave. Delegacioni kosovar përbëhej nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ambasadori Agron Bajrami, ambasadori Lulzim Hiseni dhe zyrtarët tjerë përcjellës.

Parlamenti Evropian sot gjatë seancës së rregullt plenare miratoi me konsensus liberalizimin e vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës.

Me këtë hap përmbyllet procesi i liberalizimit të vizave, i cili nënkupton se shtetasit me pasaporta biometrike kosovare mund të udhëtojnë dhe qëndrojnë në shtetet e Zonës Schengen më së largu nga 1 janari 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat