Si të arrijë njeriu ndryshimin e dëshiruar, tregon hoxhë Bashkim Mehani

Aktuale

Si të arrijë njeriu ndryshimin e dëshiruar, tregon hoxhë Bashkim Mehani

Më: 19 prill 2023 Në ora: 20:50
Bashkim Mehani

Njerëzit në përgjithësi janë të pakënaqur gjendjen në të cilën ndodhen dhe vazhdimisht kërkojnë ndryshimin.

Këtë e dëshmojnë edhe studime të ndryshme.

Por, si mund të fillojë ndryshimi i individit tregon hoxhë Bashkim Mehani. Ai thotë se përshtypja që krijon për vetën dhe nevoja për të arrit diku tjetër e krijon nevojën për ndryshim.

“Normalisht se kjo kërkon një sfidë por nuk është e paarritshme”, ka thënë ai në emisioni Fanari.

Ai ka thënë se një person nuk mund të ndryshojë një tjetër por se ndryshimi duhet nisur nga vetja

Gjithmonë njeriu duhet të aspirojë për ndryshimin e vetvetes dhe të tjerë

“Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ai nuk e ndryshon vetveten. Ndryshimi në vetvete nënkupton ndryshimin individit”, ka thënë ai.

Mehani përmend tre hapa për të bërë ndryshimin, që janë vlerësimi i gjendjes aktuale, bindja dhe veprimi për të ndryshuar.
 

“A jam i kënaqur me arritjet e mija me gjendjen time, në momentin që e bind veten se ki potenciale të bërë më shumë, këtu fillon ndryshimi. Çështja e dytë është vendosja, pra të jesh i vendosur për ndryshim dhe çështja e tretë është veprimi për të ndryshuar”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat